Kronikë

Operacioni ‘URA’/ Cilët janë pronarët dhe emrat e kompanive të sekuestruara nga SPAK! Mes tyre edhe ‘Dubai Inn’ e biznesmenit Nexhmedin Danaj!

21 Maj, 12:45| Përditesimi: 21 Maj, 17:40

  • Share

Janë zbardhur emrat e kompanive dhe bizneseve të sekuestruara në kuadër të aksionit “Ura”.

Sipas mediave bëhet me dije se nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Ervis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), "Dubai Inn" e Nexhmedin Danajt, "Vlora Cable" po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Po kush janë Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj?

Dyshohet se Nexhmedin Danaj ka rol kryesor në grupin kriminal. Dyshohet që Danaj lëviz paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai. Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000.

Emri i Algerta Fejzullaut u lakua për herë të parë në shkurt të vitit 2014, kur u arrestua për korrupsion. Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet. Në vend që të reflektonte, Algerta së bashku me bashkëshortin e saj u pasuruan shpejt nëpërmjet veprave të paligjshme. Në vitin 2015, Fejzulla e pezulloi aktivitetin si avokate disa muaj pas regjistrimit, me adresë Rruga Sulejman Delvina, Vlorë.

Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, me përshkrimin si agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj.

Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista, raportohet më tej në mediat online.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj.

1747841645_nexhmedindanaj.jpg

 

Nexhmedin Danaj

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?