Policia belge arrestoi më 21 maj një shqiptar të kërkuar në kuadër të maksioperacionit të koduar “Ura”, ku u shkatërruan katër organizata kriminale të kokainës, pjesë e një karteli, shqiptaro-italiane, me 52 fletë-arresti, nga të cilat 42 të ekzekutuara.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet kur i shumëkërkuari shqiptar iu dorëzua në pranga agjentëve të Interpol Romës dhe FAST Italia, për llogari të Prokurorisë së Antimafias së Barit, ku edhe po hetohet.
Detaji që ra në sy sot (6 qershor) ishte momenti kur shqiptari shoqërohet nga dy oficerë policie, por është pa pranga në duar. Ai përcillet në aeroport dhe më pas në pistën e avionit, për t’u ngjitur në bord, ku e prisnin agjentët italianë.
Edhe në Shqipëri SPAK ka kryer aksion në bashkëpunim me palën italiane, duke kryer 14 arrestime dhe shpallje në kërkim. Organizata shqiptare drejtohej nga “Visi i Pojës”, Elvis Doçi dhe “Bisha”, Adi Çoba, të dy në kërkim.
Katër organizatat ishin hetuar prej vitit 2018 dhe në vijim, kurse përgjimet u intensifikuan pas vitit 2021, kur SPAK nisi të dekriptonte edhe mesazhet e koduara në platformën sekrete SKY ECC që përdor bota e krimit.
Lajmi kryesor:
Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të kokainës së 'Visit të Pojës'
A.Q/ReportTv.al
