TIRANË- Report Tv zbardh dosjen e SPAK për operacionin Ura që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Me vendim të GJKKO, janë lëshuar 29 masa sigurie për anëtarët e këtij grupi. Report Tv, përmes dosjes zbardh 29 emrat me urdhër arresti nga SPAK, ku më të rëndësishmit janë Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kyç të këtij grupi, që garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’ të ndryshëm. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i narkotikëve", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal". Një tjetër emër është ai i Indrit Tafilit, ndaj të cilit rëndojnë po të njëjtat akuza. Deri më tani, janë ekzekutuar 12 masa sigurie.
Mes emrave është edhe ish-polici Altin Morina, i arrestuar në muajin prill në kuadër të operacionit Revanshi. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e paraburgimit ku ndodhet. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Ekil Nderjakun në trafikun e lëndëve narkotike. Emri i Nderjakut del gjithashtu në dosjen në fjalë, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.
Ndërkohë, për nëj prej emrave më të rëndësishëm Adi Çoba, është lëshuar masë sigurie nga autoritetet italaine. Çoba organizonte trafikun e drogës në pjesën italiane, dhe sillte paratë në Shqipëri. Interesante është evidentimi i një marrëdhënjeje të rëndësishme, mes Elvis Doçit, i quajtur ‘Visi i Pojës’, nipi i Xhevdet Troplinit, dhe Adi Çobës.
Sa i takon Visit të Pojës, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani e përshkruan si një negociatior të shkëlqyer të trafikut të drogës, detaje që dolën në dritë nga dosja italiane. Dumani thotë se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri.
Ndiqni më poshtë lajmet nga dosja 'Ura'
Në një episod në dosjen “Ura”, ku protagonist është Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, flitet për trafikun e 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali pas porosisë që bën Adi Çoba. Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.
Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, përgëzon furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha…”.
Sipas SPAK, droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Pjesë nga dosja:
"Duke konfirmuar atë që Zanzarelli vuri re në lidhje me vështirësinë në gjetjen e lëndëve narkotike të cilësisë së mirë, Adi Coba shpjegonte se, në atë periudhë, në Holandë ishte e lehtë të gjeje kokainë të prerë me cilësi të dobët, duke i dërguar sërish dy fotografitë të cilat në vend të kësaj portretizonin bllokun me "ERKING" "kallëp" që do t'ia kishte dhënë:
"E di vlla se e di si funksionon në Hollandë marrin 7 kilogramë, bëjnë 10 dhe i shesin, por një që kupton e sheh që nuk bën."
Pasi merrte fotografitë e kokainës, Zanzarelli shprehte vlerësimin e tij:
"ohhohho nena ime cfare copash, si tha shoku aah si akull ah ah ah".
Në këto rrethana, Adi Coba shkëmbente disa mesazhe me trafikantin e drogës që përdorte kodin PIN C3289B, të cilat dokumentonin pa mëdyshje rrethanën e kryerjes së furnizimit me kokainë falë kontributit të dhënë nga një grup i organizuar kriminal që i atribuohet përdoruesit të PIN C3289B. Në veçanti, dilte se shtetasi Elvis Doci përdoruesi i C3289B ishte nga ana e tij në kontakt me një furnizues me qendër në Gjermani, nga i cili mori 8 kilogramë kokainë atë ditë (3 gusht 2020), e cila më pas do te dërgohej në Itali. Dy ditë më vonë, më 5 gusht 2020 në vijim, i kryer nga një korrier në bordin e një makine ("shoferi").
Më pas ata do të duhej t'ia dorëzonin paratë këtij të fundit si pagesë të pjesshme të së njëjtës. Në fakt, kjo është ajo që Elvis Doci i shkruante Adi Coba, duke filluar nga ora 17:08 e datës 3.8.2020, i cili duke dhënë udhëzime për mënyrën e dorëzimit të parave dhe në lidhje me vendndodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, këshillonte gjetjen e një vendi të përshtatshëm me një oborr dhe jo një garazh:
"Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (...) është në Gjermani, shoh (...) 8 copë, i kemi bashkë (...) 4 + 4 (...) pasnesër do të vijë ke ty (...) jepi shoferit paratë çfarë ke (...) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (...) dhe vendos një shenjë (...) ose të paktën një oborr privat (...) përveç garazhit".
Në mënyrë të përmbledhur, u konstatua se 8 kilogramë kokainë në fjalë mbërritën në Itali në bazë të marrëveshjeve të bëra në një bisedë të koduar mes Adi Coba dhe Elvis Doci i njohur si "Visi i Pojës", përdorues i PIN-it C3289B, i cili nga ana tjetër, për shkak të përkatësisë së tij në një grup të organizuar kriminal, mundi ta gjente atë dhe të organizonte dërgimin e lëndës narkotike nga Gjermania në Itali.
Pjesë nga dosja
Kokaina
Gerti Aliu dhe Ervis Deti
Përgjimet telefonike dhe ambientale në dosjen e operacionit “Ura” zbulojnë rolin aktiv të Gertin Aliut në organizimin e trafikut të heroinës drejt Italisë, përmes bashkëpunimit me persona si Adi Çoba (i njohur me pseudonimin “Bazholi”), Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti. Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.
Pjesë nga dosja
Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi.
Gjithashtu, Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të pergjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit "Heroine".
Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:
Gerti: i thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: "këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë..... më duket se kunati i tij ka ikur" ....Genci: ku ka ikur?... Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju... Genci: Çfarë po thua?... Gerti: Po! Më tha (Gesi), "Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4"... Genci: "nuk e ndjej"...Gerti: Si... Genci: jo, nuk e ndjej... Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja........ biseda vijon.
Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me shtetasin Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njeri tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu I thotë Ervis Detit: "masdite do vi të takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit prandaj...se kam një muhabet për të konsumar"
Gjithashtu në një bisedë tjetër rezulton qe Ervis Dett i thotë Gertin Aliu se "isha ke Gesi, sa po lëviz, ku do takohemi?". Gerti I pergjigjet "po zbres nga Vila e Zogut për te muzeumi I dëshmorëve, takohemi aty"
Me konkretisht, bisedë e përgjuar me date 07.05.2022, ora 13:45, ne bazë të vendimitnr 315. date 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022 te Gjykates së Shkallës së Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si vijon
Gertin Aliu-ca bone me.Ervis Deti: hic me, ca bon ti?.. Gertin Aliu masdite do vi te takoj se s'kam qen ne Durres kto dit, prandaj, ik se s'ashtu, mir vilai jot?...Ervis Deti-mir mir jo kot, un mora me shum per merak se ca esht...Gertin Aliu-jo jo po se kam nje muhabet per te konsumu, hajd, kam nje muhabet per te konsumu, mir te keqen mir, ciao.
Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022, re Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Ervis Deti-he... Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?... Ervis Deti-mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te.. Gertin Aliu-ku? Ervis Deti-isha ke Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..Gertin Aliu-ku ku, me makine je?...Ervis Deti me makine e villa...Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te
Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke ju referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit "Rigel Duni" në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali. Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të pa identifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.
Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë:
Bisede me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Ervis Deti - ho me zemra
Gerti Aliu (Gerti) - ca bone ti me?
Ervis Deti-Hic tu bo xhiro, tu nejte. Gerti Aliu-t'rujt zoti, tashti ti ktu je?...Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..Gerti Aliu - E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m'nigjon?...Ervis Deti Ca problemi ka?...Gerti Aliu ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja...Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..Gerti Aliu-Eee...Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai Gerti Aliu-e pra tashi, kur t'jesh ktu pastaj te flas une pra ca t'them une ty tashi, se di si me ta shpjegu...Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?...Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej...Ervis Deti Po mire mo edhe mu neser m'duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser...Gerti Aliu Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s'ashu dot me teper hajd...Ervis Deti Hajd...Gerti Aliu A m'nigjon?...Ervis Deti - Po pra po te degjoj...Gerti Aliu-Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t'njifte vete me pranaj po te them t'njifte vete...Ervis Deti-Po mire mo po pastaj...Gerti Aliu-Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)Ervis Detie pra, hajd...Gerti Aliu-hajde ciao ciao
Bisede me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Ervis Deti- he zemra Gerti Aliu-he me te keqen...Ervis Deti-ca do boj un?...Gerti Aliu-si ja kalove ti?...Ervis Deti-hic e mir, ja knej tu llogarit Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?...Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..Gerti Aliu po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi...Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se sssss....
Një fragment nga dosja e SPAK për operacionin ura tregon një përplasje mes trafikantëve Pirro Çapi dhe Orges Molla. Çapi I thotë Ervis Detit se është zhgënjyer dhe se nuk është I pabesë.
Pjesë nga dosja
Pirro Çapi (Spiro) - he shok, alo...
Ervis Deti- o bosi...
Pirro Çapi-he
Ervis Deti: un me verte kam bo gabime e burr...po nuk jam kaq i pabes a kupton...
Pirro Çapi: u zhgenjeva shum sot... u zhgenjeva, po do te them me shum sot...
Ervis Deti: U zhgenjeve ke Gesi?...ma mir, un ktu te lagja jam e burr, ti ke Gesi je zhgenjy per gjona tjera jo prej meje...
Pirro Çapi: amon e burr, pac nerin...hajde hajd se posht jam ke shpia im, hajd pi...hajd pi nji teke raki...
Ervis Deti: Ke ty vi un se ti je kapo modh he me rop shpie he...
Report Tv zbardh pjesë nga dosja e operacionit Ura, që shkatërroi grupin e trafikut Shqipëri-Itali. Në një bisedë të përgjuar mes Gertin Aliut dhe personi të identifikuar si “Indriti”, flitet për një anëtër, i cili mbetet mister se cili është, por në bazë të bisedave ata thonë se ‘Taku’ nuk “pj*rdh” për “Bazhdolin”. Bazholi është Adi Çoba, koka e grupit në Itali, i cili organizonte pjesën e trafikut në pjesën italaine.
Indriti– o me...
Gerti– o Indrito...
298 – o me ca bone?...
Gerti– hic ne mire...
Indriti– si je?...
Gerti– hajd mo ashtu jam, nuk jam dhe fort mire jo...
Indriti– s’je fort e?
Gerti– po për zotin...
Indriti– s’ke laft fare fare...
Gerti– jo me, m’ka liru i cik kshu po di gjo une, zorret e burr, më dhemb stomaku, ftof or burr
Indriti– po pra po të prish...
Gerti– ja isha cik te Taku...
Indriti– e pra, për atë Bazholin se çme ngatërroi
Gerti– po mer burr, po s’merret vesh Taku e burr, i ka fut lekët si ka fut lekët, ku di gjë unë
Indriti– po pra mo, the ma i herë, ai i ka myll i kam bo, do t’ja them un këtij, dje i kam çu prap llafe që t’i dal borxhit, ku di gjo, ik o drejq kape kape, ç’është ai kalamo b*thqir, ene ai s’ka njeri mrapa hiç, kërko het, kot mo, llafe kot mo, ai non rezistence...
Gerti: hajde kture cun i her, ko, co llafe kot me kot me i dhon rendesi tjetrit, hajde i Ledio hajde i her, kur te therrasi ne telefon, hape telefonin, thuji haide ne filan vend me u sqaru
Indriti– tashi ca të thena ne lale, i ke çu llafe, i kam çu llafe, jo jo s’pjerdh se më tha Eni që ai s’pjerdh për Bazholin, po nëqoftëse s’pjerdh për Bazholin ku di gjo un, unë tashi s’e di, kur tjetri s’pjerdh për Bazholin, ç’a me i shkru për Bazholin, ku di gjo ç’a i thon këtij t rriten Bazholi...
Gerti– po pra...
Indriti– ç’a bone ti, në shpi je?...
Gerti– hic, jam në shpi, po hy në shpi, tashi direkt...
Indriti– mirë se kisha në mendje se jam në autostrad...
Gerti– po unë jam me Takun dola, vetëm për atë e burr...
Indriti– e di pra, e di, të kuptoj...
Gerti– një minutë sa e takova, për ty kam, i ca i thash be do iki në shpi se s’po rri dot...
Indriti– mirë pra, hajd se më dëgjove, sa jam në autostrad hajd...
Në bisedat e bëra nga vetë Adi Çoba, ai prezantohet pikërisht si Bazholi, biseda si vijon:
Liri - alo Liro ca bone vlla?...
Liri - mir…
Adi- Bazholi jam...
Liri - o Bazholo...
Adi- he vlla...
Liri - po ti, po do me kujtohesh mer burr, pse harrove?...
Adi- o harrova dhe un, tashi qe me kujtoi ai cuni se vetem ato kan ngel....
Liri - tashi un neser ne mjes, qe me ka bo ajo tjetra ose te veshtiri, se ika, se ika me te pelqish...
Adi- e kuptoj, degjo ti, tashi te pyeta se naqe Bajrom per zotin, thash mos...
Liri - neser ne mjes ne oren tet ta thjes, ta bej tet veshtira po, tashi, une po te vi te ejn gisys po vi neser atje, mir e?..
Liri - ok vlla, fiks fare...Adi- hajde pra Bazholo, hajde pra...Liri – ciao
Në dosje thuhet se Gerti Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi.
Në dosjen e SPAK, të siguruar nga Report Tv, me 29 masat arrest me burg për megaoperacion ‘Ura’, sqarohet përmes disa përgjimeve roli i një personazhi të quajtur, Pirro (Spiro) Çapi. Prokuroria e Posaçme thotë se ai del si organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. Për të vërtetuar këtë rol SPAK jep përgjime, jo vetëm të skyecc por edhe ato ambientale nga autoritetet italiane. Bisedat e tij me Ervis Detin (Visi) dhe Gertin Aliun janë interesante;
PJESË NGA DOSJA
Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike, të cilat u pasqyruan më sipër. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Ai zotëron dy kamionë me targë AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit "heroinë" në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lendës narkotike dhe më pas imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, shtetasin Arian Tola (alias Lani). (Për këtë fakt është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).
Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet "nga java tjeter.....nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi". Spiro I thotë me pas Visit "po më duhesh".
Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
...566 (Visi)
148 (Spiro)
566- alo... 148- ku je, ku je?...566 alo... 148 o shoko ku je re?...566 kush je me se ssss... 148-shoku Gesit jam...566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht...148 - ne gjum i qive ropt e?...566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?...148 - kur do vish?...566 - po nga java tjeter vi...148 ehe...566 te duhem un?...148 po po...566 po ke plakun atje ne shpi...148 po c'ti bej plakun un?...566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku... 148-po te plaku re?...566-po... 148 ma co numrin i her?...566 - po re ta coj un
148-hajd
Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
….566 (Visi)
….148 (Spiro)
566- he bosi...355684409148 (Spiro) 148- ku je e burr?...566 po iki i cik te ai shoku jot...148 po iku ai, iku, se me ate isha une...566-eh...148 eh, iku deri ne spital, per ja gjys ore shko ke ai, trecerek ore. Ku je tashi?...566 une sa po dal nga parkexhi, ktu ke Xhixhi...148 - te pres ktu ke shpia ime une?...566 po re...148 - ktu ke rrethi...566 - erdha direkt, hajd...148-hajd
Bisedë me interes midis Visit dhe Spiros e përgjuar më datë 26.05.2022, ora 13:42, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
148 (Spiro) - he me te doli rakia?...566 (Visi) - doli rakia, ti rash shpar po ishe i zonem...148 - (qesh) ca po bon?...566 - hic e mire, ca bon ti?... 148 - hic e knej, po ik vazhdo ti e vlla se ti jap une se po haj i cap buk, pa merak...566 po han buk? eee mire...148 ee po haj i cap buke edhe........vazhdo punen ti, c'ke ti...566 okei, hajd...148 mir e?...566 hajd...148-per 700 me tha, kaq dal une per zot, per tjerat se di...566 - si?...148 - per 700 te dal une per zot them...566 eh okei...148 - ne vazhdim shife vet...566 - hajd ciao.
Roli i shtetasit Pirro Çapi (Spiro), si person i përfshirë në këtë rrjet kriminal, ashtu si në rastin e Gesit, rezulton në ambientalet e përgjuara nga partnerët Italianë në automjetin e Genci Telollari, ku ky i fundit po zhvillonte një bisedë me Gertin Aliu. Për Spiron flitet që është bërë ortak dhe lendën narkotike e gjen në Turqi. Fragment nga ambientali i datës 01.06.2022:
Gerti....... tha që kanë ardhë në shtëpine time. Kontroll në shtëpi... Genci: si ka mundësi që ai është kthyer në Shqipëri?...Gerti: ai u kthye sepse ishte pa dokumenta. Nuk kishte dokumenta...Genci: e di...Gerti: si?...Genci: maskarenjt, kane filluar me rënë në sy. Shkojnë dhe pyesin a don, a don, a don.....edhe te Masimo.......Gerti: ah... Gesi?...Genci: jo, kta.....don, don......Gerti: e kanë marrë, është bërë ortak....kta kanë blerë në Turqi, i ka marrë ky Spiro. Ky Spiro i p.... motrën... Genci: jo.....flasin budalliqe... Gerti: jo, e di unë... Genci: Gerti kaq shtrenjt......me 20... Gerti: po kta nuk janë të parët....ky Gesi tregon hordhiqet... Genci: pikërisht... Gerti: une e kuptoj o Genci...Genci: pastaj Gesi të çan k** se kërkon lekët, lekët.......
Për sa më sipër, kuptohet qartë lidhja midis Gertit(Gertin Aliu)-Gesit(Orges Molla)-Visit (Ervis Deti)-Spiros (Spiro Capi), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësojnë lëndën narkotike nga Turqia duke e sjellë në Shqipëri dhe më pas e dërgojnë në Itali nëpërmjet korrierëve të ndryshëm. Në shtetin fqinj janë persona të tjerë të cilët e presin dhe më pas e shpërndajnë. Nga analiza e mësipërme, dyshohet se janë pikërisht Gerti dhe Visi ato te cilët merren me dërgimin e lëndës narkotike në Itali dhe më pas shpërndarjen, ndërsa Gesi dhe Spiro kanë rolin e personave të cilët gjejnë dhe garantojnë lëndën narkotike (të llojit heroinë), kryesisht duke e sjellë atë nga Turqia.
Duke ju referuar rendit kronologjik të ngjarjeve na rezulton po ashtu se më datë 05.06.2022. Spiro bashkë me Arjan Tola kanë bërë një udhëtim një ditor nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky fakt konfirmohet nga këqyrja e të dhënave hyrje-dalje në sistemin TIMS si dhe nga bisedat telefonike që personat në fjalë kanë kryer me familjarët e tyre. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit Tims rezulton një udhëtim tjëtër i kryer nga Spiro dhe Lani me destinacion Turqinë. Ato kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 27.07.2022, me linjën ajrore "Pegasus-Stamboll 769-770" dhe janë kthyer në Shqipëri më datë 30.07.2022, ora 00:50.
Për të dokumentuar lidhjet midis Visit-Spiros-Gesit dhe personave të tjerë të përfshirë, nga janë mbajtur në përgjim telefonik numrat celularë që I korrespondojnë shtetasve të lartpërmendur. Visi pasi kthehet nga Italia, më datë 10.06.2022, kontakton Spiron dhe Gesin, ku gjatë bisedave që ato kryejnë rezulton të jenë takuar me njëri-tjetrin.
Më datë 12.06.2022, ora 22:58, Gesi mer në telefon Visin dhe I thotë hajde te shpia meri pjesë pjesë (lekët): "214 (Gesi)-O Viso....566(Visi)-he bosi....214-a do vish ti morësh pjesë pjesë?....566-te vi ti mor?.....214-hajd......".
Gerti Aliu
Report Tv zbardh dosjen e operacionit Ura. Në dosje janë dokumentuar të gjitha të dhënat për veprimtarinë kriminal e të këtij grupe që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE. Dosja zbulon biseda të përgjuara mes trafikantëve shqiptarë, një episod si më poshtë mes Gerti Aliut dhe Orges Mollës (Gesi).
Gerti - o zemra ime...
Gesi- mirëmëngjes...
Gerti - po ku je mer vlla, ca ke fillu me blejt qumësht e...?
Gesi- po thash jam tu dal...
Gerti - e po ca psh...i je në ndal te pensioni e vlla...
Gesi- mos e ki kam? Gerti jam e Gerti...
Gesi- po e mora vesh e mora...
Gerti - hehehe me thash e keqen qat ko...
Gesi- hic per zotin, po nejta non vjem mormi i cik...
Gerti - mire lali mire, ca bon ti?...
Gerti - ca bohet ni naj e bukur?...
Gesi- ku je?...
Gerti - mire re marshal, shtyme me tu mar fryme, ca do bejme, shyqyr zotit na lan zotit kshu siq jemi pastaj...
Gesi- une jam ne taksi per ja gjyis ore da old, po ashtu e pim nje kafe...
Gerti - jo, une jam me kto italianët e punes...
Gesi- po...
Gerti - po si e ke situaten me fugonin, e me fugonin ta fusim ne pune?...
Gesi- po e shtu ne ate...
Gerti - e me tallsesh ai...
Gesi- po e, eshtë dhe kamionin dhe fugonin...
Gerti - ca thon ata...
Gesi- po per zotin, iken, ci do kot...
Gerti - mire mire ashtu, nigjo une...
Gesi- i t’rosh per zotin...
Gerti - une ne momentin e pare qe më do mndesia sepse jam lidh me ni firme tjeter qe do me bojn, dun Barleta, dun fugonin e vet, do ta blej une dhe ose bleje ti e ble e ta transportin përgjys, a kupton Gerti tin?...
Gesi- skehu e ardh, ngarko te mu, shkarko te ato, ngarko te ato, shkarko te...
Gesi- tani po blejm tjeter vari lesht, blejm nje tjeter e fillojm pune herë...
Gerti - hehehe me thash e keqen qat ko...
Gesi- hajd se do vi, kismet masdite kur te lirohem...
Gesi- ok vllai...
Gerti - i pim nje kafe...
Në dosjen shqiptare për megaoperacionin ‘Ura’ evidentohet se që në fillim se për trafikun ndërkombëtar të drogës bosët e grupeve Adi Çoba, Erigels Presi por edhe Gertin Aliu kishin pika të forta në porte ku kishin njerëzit e tyre në tragete dhe porte.
PJESË NGA DOSJA
Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:
Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.
Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit "heroinë" e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë si më sipër të lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndes narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë "Tani nga Fieri" dhe nga "Nardi".
Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit "per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha " po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget" (...) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: "Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?... këtu e aty... mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!".
Komente
