Operatorët turistik në Vlorë dhe në Sarandë kanë dalë kundër draftit të përgatitur nga Ministria e Turizmit për nisjen e sezonit turistik. Ata kanë përgatitur një sërë kërkesash drejtuar kryetarëve të Bashkive respektive, Dritan Leli dhe Ardian Gurma. Më konkretisht në Sarandë, bizneset kërkojnë shtyrjen e taksave vendore, të fjetjes dhe të ndërtesës për një periudhë 6 mujore, si dhe heqjen e taksës së tabeleva dhe parkimit. Pandemia do të diktojë plazh në distancë 3.5 m çadrat nga njëra tjetra, edhe këtu operatorët kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.
Për administratorët e subjekteve turistike bashkia dhe ministria kanë treguar mungesë vëmendje ndaj Sarandës dhe zhvillimit të turizmit këtë vit. Nga ana tyre ambjentit turistike kanë propozuar, heqjen e tarifës në parqet kombëtare dhe promovimin e Sarandës si zonë e gjelbër nga ana e qeverisë në mënyrë që të thithet turisti i huaj .
Nga ana tjetër, në qytetin e Vlorës, për bizneset një problem përveç distancimit social, është edhe fasha e orarit. Ato kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje do të arrijnë në vendimin ekstrem deri në pezullimin e licensave.
"35 biznese të Lungomares, vendosëm që me këto kushte është e pamundur biznesi, sepse shpenzimet janë mbi fitimet. Fasha orare deri në 05:30. 08:00 deri në 02:00 të mbrëmjes. Kërkuam zgjatje të orarit! Distancimi social është ekstremist i paarritshëm, ne jemi biznese që shfrytëzojmë pjesën në zotërim dhe marrim në përdorim, kur kemi këtë distancim, nuk mund të bëjmë biznes me dy klientë. nëse nuk plotësohen, ne do shkojmë deri në pezullim të licencave se shkojmë drejt falimentit. Nëse nuk merren parasysh biznes do të shkojmë në protestë. Dasmat janë pezulluar, do shkojmë deri në pezullim të licencave", tha përfaqësuesi i bizneseve.
QEVERIA NUK BEN DOT PA JU,,,POR EDHE ATA JANE NE HALL,,PREJ PANDEMISE,,,,DERI NE FUND TE QERSHORIT DO BENI SI DO BENI,,,POR NE KORRIK BENI TURIZEM SI ZAKONISHT,,,POR PROBLEMI QENDRON A DO VIJNE TURISTET NGA JASHTE,,,SE TI E MBAN HAPUR POR NUK TE SHKEL NJERI....
PërgjigjuNa plasi k.... se jua hoqen licensat. Mesoni te beni sherbim te klienti ne radhe te pare
PërgjigjuLironi plazhet se nuk jan tuajat
Përgjigjupo le te falimentojne se boll jane per ato pak breg qe eshte. Per me teper te gjithve tu hiqet licensa dhe tu ndalohet zaptimi i plazhit. Ti mbajne cadrat ne nje pike te caktuar dhe kush do e paguan dhe e instalon vet. Turp ne jug shikon 30 cadra te instaluara dhe 5 veta gjithsej duke bllokuar gjithe hapsiren publike. Kush ka byth le te bej beach club e te paguaj taksen per te.
PërgjigjuLironi ambjentet e plazheve nga shezllonet se plazhi eshte ambjet publik dhe njerezit te shkojne ne plazh me cadrat e tyre se i mbajne vet qytetaret rregullat
PërgjigjuPo se doni ju te fitoni o hajduter te vdesim neve i bie
PërgjigjuÇfare liçence do pezullosh?! Sa e bardhe eshte shitur per keto te shkreta liçenca?! Sa rrota jane vajisur per keto licenca.....bir nëne, bir!
Përgjigju