Operatorët turistik në veri të vendit po përgatiten për turizmin dimëror por fluksi i lartë i vizitorëve gjatë verës ka nxjerrë në pah shumë problematika. Nga mungesa e fuqisë punëtore, rrugët e disa zona ende pa drita, siç janë Thethi, Lepusha e Vermoshi.
“Banorët e Alpeve dhe operatorët kanë disa problematika, por veçoj mungesën e shërbimeve dhe rrugët”, tha Age Martini, specialiste Zonës së Mbrojtur
Fluksit të turistëve duhet ti përgjigjemi me masa dhe investime. Një ndër problemet është mungesa e sigurisë. Turistët po humbin jetën vazhdimisht në Alpe dhe nuk ka grupe shpëtimi”, tha Mark Rupa, ekspert për Biodiversitetin.
Keto problematika, operatoret turistik të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Kukësit dhe Tropojës i paraqiten në mbledhjen e parë të Komitetit të Menaxhimit të Alpeve që u zhvillua në Lëpushë. Kjo strukture e re është krijuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe për herë të parë ulen në një tavolinë të perbashket banoret Parkut Kombëtar me kryebashkiaket, prefektet dhe drejtuesit lokalë.
“Komiteti i Menaxhimit ka për qëllim zhvillimin e projekteve. Po kështu ka si detyrë që të mirëplanifikohen investimet dhe ndërhyrjet”, u shpreh Majlinda Angoni, Prefekte e Shkodrës, njëherësh Kryetare e Komitetit të Parkut Kombëtar të Alpeve.
Kryebashkiaku Tonin Marinaj tha vitin e ardhshëm nis puna për ndërtimin e stacionit elektrik në Tamarë.
“Qeveria ka planifikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm nënstacionin e ri elektrik që do bëjë të mundur furnizimin 24 orë me energji pa ndërprerje”.- tha Marinaj.
Komiteti i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve synon zhvillimin e turizmit malor, por pa cenuar natyrën.
Keto kerkrsa jane te domosdoshme!por ju shtetit ç'fa i jipni?gjith nga keto operatoret,shtetit i mshefin rrezervimet e hoteleve!jane vilat,bujtinat,hotelet,qe genjejne me vendet e rezevuara,nga 100 rrezervime qe bojne ne hotele deklarojne 10 vende te rrezevuara, as nuk te japin kupon tatimor,dhe kur ja kerko te shohin shtrember! pra shtetin e genjejne e mashtrojne keto qe kerkojne nga Qeveria!
Përgjigjukeekojani qeverise,,ose bllokoni rrugen...
Përgjigju