Operatorët turistikë kundër mbylljes së lokaleve të natës, Çipa: Nëse nuk punojmë deri në fund të gushtit falimentojmë

23 Korrik 2020, 17:26| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 17:32

  • Share

Akti Normativ i i qeverisë për mbylljen  e diskove, pub-eve dhe ndalimin e muzikës në çdo ambient shërbimesh pas orës 20:00 ka sjellë reagimin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit në Sarandë. Një grup biznesmenësh zhvilluan një takim me kreun e bashkisë së Sarandës, ku kërkuan të hiqen masat shtrënguese për zonat turistike, pasi janë në kushtet e mbijetesës.  

“Ne nuk do pushojmë së pretenduari pikat për të mbijetuar. Ajo që presim është një reagim pozitiv. Qoftë edhe duke na ushtruar presion. Ose duke vendosur kushte dhe rregulla të reja. Presim një shtator të shpejtë dhe të vështirë”, tha kreu i "Tour Operatorëve", Arben Çipa.

Të kapur në befasi, ata shprehen se kanë kryer investime të shumta si dhe kanë prenotuar këngëtarë të njohur për të performuar live gjatë fundjavave. Operatorët turistikë të Sarandës kërkojnë anulimin e aktit normativ dhe zhvillimin e aktivitetit pa pengesa deri në fund të sezonit. 


 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mara: 23/07/2020 18:26

    Po mirë o njerëz kaq të cekët jeni? Kjo që po ndodh në Shqipëri, ndalimi edhe i muzikës, është një veprim që e kanë ndërrmarë të gjithë në botë. Pse ju doni të trajtoheni ndryshe? E dini ju sa kanë falimentuar dhe nuk bëjnë si ju? Shihni sa vështirë e kanë shërbimi shëndetsor, edhe në vëndet më të zhvilluara nuk po ja dalin dot, mirë dhe aq atje tek ju. Vini ore muzikë me CD dhe vazhdoni punën por respektoni distancën e rregullat që duhen. Pastaj para humbjes së jetëve, turizmi s'është i rëndësishëm. Mos mendoni vetëm për vete, tregoni pak solidaritet, se fundja po ikën jetë njerëzish, s'të vjen kush të dëgjojë muzikën tënde, ty dhe ata muzikantët që bërtasin pa shkak.

    Përgjigju
  • Tirona: 23/07/2020 18:06

    Qeverise nuk i plas t*** per Ju, merni masa shternguese qe mos tjua mbylli bizneset, sistemit te shendetesise po i bie bretku ne pune duke punuar 24ore per 24 dhe po semuren duke mare virusin nga pacientet , nga ata paciente qe ju operatore turistike me bashkepunim me lokalet dhe kengetaret i infektoni me virusin , sepse nuk zbatoni rregullat e vendosura nga qeveria.Ashtu si dilni Ju duke bere protesta duhet te dalin te protestojne te gjithe stafet mjeksore per ti kerkuar qeverise jo vetem shperndarjen e protestave tuaja te paligjishme , por per tju derguar para ligjit. Stafet mjeksore behen qull ne djerse dhe me riskun e infektimit i cili mund ti marri edhe jeten, ndersa Ju buburrece doni te pasuroheni duke i rone vetem fyllit, nuk jeni pa buke keni vone aq pasuri sa ta kaloni kete situate duke bere nje jete me se normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?