Operatori i guidave turistike, Ergys Vladi: Të lejohen turistët e rajonit! Vetëm në Tiranë, më shumë se 130 pika turistike atraktive

27 Prill 2020, 13:15| Përditesimi: 27 Prill 2020, 13:50

  • Share

E ka nisur fillimisht me shëtitje me biçikletë me miqtë e tij, por për Ergys Vladin eksplorimi i Shqipërisë, tashmë është kthyer në profesion.

Tour operator, prej gati tashmë 6 vitesh, ai tregon në emisionin “Rreze Dielli” vështirësitë me të cilat po haset në një kohë kur në kushte normale, duhet të ishte duke u rrëfyer turistëve nga e gjithë bota, bukuritë e një vendi të vogël, por magjepsës ballkanik. Koronavirus i ka ndërprerë aktivitetin e tij ekonomik, por jo dëshirën për të vazhduar eksplorimin e Shqipërisë, bashkë me turistë të huaj.  

“Më ka marrë malli pafund të udhëtoj, por jemi në karantinë, thjesht bëj ture virtuale. vite më përpara, zanafilla ka qenë para 6 vitesh kur bënim ture për dëshirë, më pas nisi interesi I destinacioneve të reja në Tiranë, më pas kur shikon që e ke pasion mendon të investosh në këtë gjë. Sektori që mbuloj është turizmi-aventurë, I ri në Shqipëri pa shumë investime. Por Covid-19 na ndaloi gjithcka, të gjitha turet, në Alpet e Shqipërisë dhe në jug.” shprehet Vladi.

Ndonëse puna e tij është e ndërprerë prej tashmë disa muajsh totalisht dhe kur shumica e rezervimeve janë pezulluar Ergys Vladi rrëfën në “Rreze Dielli” me optimizëm se kjo është një punë që e bën me dëshirë dhe vijon ende përgatitjet për të qenë udhërrëfyes i bukurive të natyrës shqiptare, me shpresën se kjo situatë që nuk ka prekur vetëm turizmin, të marrë fund. Ai ka dhe një kërkesë për qeverinë.

Të jemi të sinqertë është një krizë globale që ka prekur të gjithë sektorët, jo vetëm turizmin, por sektori jonë është prekur më shumë. Ajo që ne kërkojmë është të qeveria të lehtësojë masa për turistët në rajon. Aktualisht kemi bërë një paketë për turistët e diasporës, por nuk kemi një lajm ose një të dhënë konkrete për organizimet në grup.”, thotë Ergys Vladi.

Ndërkohë përsa I përket masave që mund të merren nëse së paku turizmi-aventurë do të hapej, ai thotë se rrezikshmëria do të ishte e ulët nëse të gjithë turistët do të ishin të pajisur me maska dhe doreza, ndërkohë që sipas tij ka sporte si ngjitja në mal ku distanca respektohet edhe në kushte normale.

Unë kam kontakte të njëpasnjëshme edhe me tour operatorët jashtë vendit nëpërmjet takimeve virtuale për strategjinë dhe planet që duhet të marrim të gjithë së bashku për të ardhmen e turizmit pas Covid 19. Për aktivitetet në natyrë, dikush që ka maska dhe doreza nuk është i rrezikuar. Pork y nuk është një vendim që më takon mua. Ndërkohë për ngjitjen në mal, mbahet një distancë gjithmonë. Aktivitetet në natyrë nuk I konsideroj të rrezikshme.” shprehet operatori i guidave turistike.

Ai thotë se vetëm Tirana ka rreth 130 destinacione turistike, në pritje për t'u eksploruar nga turistët, pasi e gjitha kjo të mbarojë, si Bovilla, Ujëvara e Shën Gjergjit, Mali me Gropa, por edhe destinacionet e largëta  si Lumi i Shalës, të cilën me krenari e krahason me bukuritë natyrore të Tajlandës.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?