Mbrojtësi italian i Tottenham, Destiny Udogie ka konfirmuar se do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2023-24 në Premier League për shkak të lëndimit. Mëngjarashi italiani ngarkoi foto nga spitali të shtunën dhe shkroi një mesazh për tifozët e Spurs pasi sezoni i tij përfundoi para kohe.
“Planet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës është nga Zoti. Një dëmtim e çon sezonin tim në një fund më të hershëm. Jam mirënjohës për çdo person që më ka mbështetur këtë vit", thotë ai.
Në 30 ndeshjet e tij në të gjitha garat për Tottenhamin këtë sezon, 21-vjeçari ka kontribuar me dy gola dhe tre asistime. Lajmi për dëmtimin e Udogie në fund të sezonit është një goditje e madhe për trajnerin Postecoglou dhe Tottenham, veçanërisht para një 'betejë' me Aston Villa për të siguruar një vend në top-katërshe.
Arsenali është kundërshtari i ardhshëm i Spurs, me derbin e fundit të Londrës së Veriut të sezonit që do të zhvillohet në stadiumin 'Tottenham Hotspur' të dielën, më 28 prill.
Përveç një humbja e madhe për Tottenham, Udogie i ka prishur punë edhe Luciano Spallettit, trajnerit të Italisë që e aktivizoi në tre ndeshje mbrojtësin. Tanimë ai mund të rrezikojë edhe Euro 2024.