Novak Djokovic

Operohet Novak Djokovic, sakrifikon Wimbledon për Olimpiadën e Parisit

6 Qershor, 16:37| Përditesimi: 6 Qershor, 16:57

  • Share

I qeshur, me paterica dhe me kullën Eifel në sfond. Novak Djokoviç është rishfaqur në rrjetet sociale pasi i është nënshtruar një operacioni në gju pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e 1/8-tës kundër Cerundolos që e detyroi të tërhiqej nga Roland Garros në Paris.

"Dje m'u desh të merrja disa vendime të vështira pasi pësova një çarje të meniskut gjatë ndeshjes sime të fundit. Unë jam ende duke përpunuar gjithçka, por jam i lumtur të raportoj se operacioni shkoi mirë. Jam shumë mirënjohës për ekipin e mjekëve që ishin aty pranë meje, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kam marrë nga fansat e mi”, thotë Djokovic.

Dëmtimi dhe largimi nga Roland Garros bëri që serbi veteran të humbiste vendin e parë në renditjen botërore, duke u kaluar nga italiani Jannik Sinner. Pas këtij operacioni Djokovic ka humbur turneun e Wimbledon në Londër, teksa do jetë gati për Lojërat Olimpike të Parisit që zhvillohen nga 26 korriku - 11 gusht 2024.

Novak Djokovic pas operacionit

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?