Gazment ?Bardhi

Opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, reagon Bardhi: Kërkesë e paligjshme dhe qesharake

8 Korrik, 20:58| Përditesimi: 8 Korrik, 21:00

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e mazhorancës drejtuar Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi e quan qesharake kërkesën për opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e deputetes Xhaçka.

“Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!”-shkruan Bardhi në “X”.

 


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës, Kuvendi kërkesë Kushtetueses: Drejtohu ‘Venecias’! Paqartësi juridike për vendimmarrjen e deputetit


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?