Opozita akuzon Kurtin se po dëmton pozicionin e Kosovës përballë aleatëve me veprimet e tij për situatën në veri të Kosovës.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se është marrëzi e turp që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo i ka këkruar Kurtit që t’i lërë siç ka thënë “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.
“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kryeministri Kurti, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Lajmi kryesor:
Turi Ballkanik i Ramës, Albin Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë: S'e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive
S.G/ReportTv.al