Opozita ‘armëpushim’ me PS-në për integrimin! Nesër në takimin e 18-të ndërparlamentar të stabilizim-asociimit! Fredi Beleri përballë Ramës

28 Tetor, 14:24| Përditesimi: 28 Tetor, 19:06

  • Share

Tirane- Në Tiranë do të vijnë nesër 10 deputetë të Parlamentit Evropian të cilët do të ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar, për të zhvilluar takimin e 18 të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asociimit.

Në krye të evropianëve është italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë, që në fakt përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.

Pasi të marrin instruksione dhe informacione nga ambasadori i BE-së në Tiranë, delegacioni do të takohet në Kuvendin e Shqipërisë me kryeministrim Edi Rama, teksa moment pikant pritet të jetë kur përballë me Edi Ramën do të jetë Fredi Beleri.  

Europarlamentarët, pasi të bisedojnë me shefin e qeverisë, do të takohen veç e veç me të gjithë grupet parlamentare.

Më pas, të dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite.

Demokratët do të marrin pjesë në të gjithë këtë axhendë, përmes 7 deputetëve të tyre: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.

Sic thuhet në një udhëzim partiak, pjesëmarrja e tyre do të jetë me porosi të kryetarit Sali Berisha, por urdhërohen që menjëherë pas përfundimit të tryezës për integrimin, do t’i bashkohen protestës së demokratëve në Segmentin “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”.

Ora 19:03
Nesër takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, zbardhet axhenda

Foto: Parlamenti Europian

Do të mbahet më 29-30 tetor në Tiranë takimi i 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian.

Ditën e nesërme në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Ndërkohë temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:

1. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;

2. Liria e medias dhe zgjedhjet;

3. Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;

4. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

"Të nderuar kolegë,

Në datat 29-30 Tetor, do të mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i cili do të zhvillohet në ambientet e “Maritim Plaza Hotel”.

Nesër, datë 29 tetor, në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga z. Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe z. Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Gjatë dy ditëve të takimit të dy delegacionet do të diskutojnë dhe ndajmë mendime mbi temat: 1)Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit; 2)Liria e medias dhe zgjedhjet;

3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si dhe 4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit do të transmetohet live nga RTSH, prej nga mund të marrin sinjalin edhe TV e tjera, si edhe në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit", thuhet në njoftimin nga Kuvendi.

Ora 14:32
Propozimet e Partisë Demokratike për rezolutën e Komitetit të përbashkët me Parlamentin Euopian, zbardhen kërkesat kryesore

Selia e Partisë Demokratike

Tiranë- Zbardhen propozimet e  Partisë Demokratike, për rezolutën e Komitetit  të përbashkët me Parlamentin Euopian.

Deputetët e PD-së kërkojnë që: Mazhoranca të heq dorë nga përdorimi politik mbi drejtësinë, të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar dhe të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR"

Të martën (29 Tetor) në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e komitetit të përbashkët mes Parlamentit Europian dhe  Shqipërisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizm Asociimit. Mësohet se Partia Demokratike, e ka kritikuar fort draft rezolutën duke bërë edhe propozime konkrete që i përgjigjen situatës që po kalon Shqipëria.  

PD thotë se garanton  angazhim të  pakushtëzuar  në mbështetje të proceseve integruese të vendit tonë, ndërsa kanë dhënë propozime konkrete. Por opozita në propozimet e saj është ndalur fort tek respektimi i shtetit ligjor dhe mospërdorimit politik të drejtësisë.

Mosrespektimi i Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës duke ju referuar rastit “Xhaçka” por edhe ligjeve të tjera të rrëzuara nga kushtetuesja por që shumica parlamentare nuk reflekton ndryshimet, është një tjetër çështje e përfshirë në propozimet e deputetëve të PD. Sipas demokratëve, “këto qëndrime të socialistëve dëmtojnë rëndë  parimet kushtetuese dhe demokratike, të balancës mes pushteteve”.

Opozita ngre shqetësim edhe për “lidhjen mes politikës dhe krimit të organizuar, që përdoret si mekanizëm në zgjedhje, siç treguan edhe përgjimet e fundit të SKY/ECC për listën e Durrësit, si dhe mungesën e vullnetit politik për miratimin e një Kodi Zgjedhor konsensual dhe që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR, siç parashikohet në planin e negociatave”.

Deputetët opozitarë i bëjnë thirrje mazhorancës që të adresojë me prioritet çështje kritike si keqpërdorimi i buxhetit të shtetit për të favorizuar partinë në pushtet, shfrytëzimi i resurseve shtetërore për të cenuar zgjedhjen e lirë të votuesve dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve përmes sistemit të patronazhit gjatë zgjedhjeve. “Këto praktika, thuhet në rezolutë, dëmtojnë besimin e publikut dhe minojnë integritetin e procesit demokratik në Shqipëri”.

Në rezolutë, opozita shpreh shqetësim të thellë edhe për Komisionin Parlamentar të Posaçëm për "Fuqizimin e Reformave për Qeverisje të Mirë, Sundim të Ligjit dhe Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian", i cili sipas saj, “u krijua në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus të gjerë politik”.

Sipas opozitës “integrimi nuk mund të jetë proces përjashtues, por një proces gjithpërfshirës ku opozita duhet të ketë një rol themelor”. E ky moment theksojnë ata, “nuk mund të përdoret për përfitime personale të zyrtarëve të mazhorancës”.

Po ashtu, opozita dënon kalimin e ligjeve nga qeveria që cenojnë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit, duke paralajmëruar për dëme të pariparueshme në ekosisteme të rëndësishme dhe monumente historike. Sipas saj, veprime të tilla rrezikojnë qëndrueshmërinë mjedisore dhe trashëgiminë kulturore për gjeneratat e ardhshme.

Në përfundim, PD bën thirrje për një dialog të mirëfilltë politik që të nxisë stabilitet dhe progres, duke kërkuar nga të gjitha palët politike që “të shmangin përdorimin e mekanizmave shtetërorë për qëllime politike dhe të respektojnë plotësisht rolin e opozitës dhe të deputetëve të saj”.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 28/10/2024 19:54

    Nje bravo te madhe per parlamentin europiane.Nje kriminel terrorist grek ,nje i denuar per korrupsion votash ne Shqiperi vjen te jape shembullin dhe pervojen e tij per Shqiperine.Edi Rama dhe delegacioni yne nuk duhet te ulen me Fredi Bejlerin ne Tryeze.Te vihet kushte ,Bejlerin te mos perfaqsoje PE ne delegacion.Atje ne parlament ,europiane le te mbajne Edhe Hitlerian po' te Duan.

    Përgjigju
  • O Qirje Bejleris: 28/10/2024 18:41

    Kështu ka me ju drejtu Rama spiunëve të grekut. Dhe Qirje Sali.

    Përgjigju
  • TARASI: 28/10/2024 16:20

    Lufta e kllasave zhvillohet me Zik Zake:Here ulet e here ngrihet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?