Teksa opozita po ndjek strategjinë e saj të mosbindjes civile me bllokimin e 5 pikave kyçe të qarkullimit në Tiranë, tensione të larta ka pasur edhe tek qytetarët e shumtë që udhëtonin me mjete, sepse trafiku jo vetëm është rënduar, por edhe paralizuar në disa segmente.
Thirrjeve të policisë për lirim të rrugës, opozita i është përgjigjur me ulje këmbëkryq në rrugë dhe me bllokim, deri në shtyrje me efektivët.
Ata drejtuan turmën me megafon për vijim të protestës, teksa qytetarët i kërkuan Policisë që të liroheshin akset nga protestuesit, sepse kishin edhe punë apo emergjenca personale.
Madje në disa momente, të pakënaqur, qytetarët kritikuan ashpër policinë. Përplasjet verbale pati edhe me shoferë që nuk pranonin të ktheheshin pas, drejt Laprakës.
Lajmi kryesor:
PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)
A.Q//ReportTv.al