Politikë

Opozita bojkotoi Kuvendin, 'tradhton' një tjetër deputet i LSI, qëndron në seancë

10 Maj 2018, 13:02| Përditesimi: 10 Maj 2018, 13:09

  • Share

Një tjetër deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i është bindur vendimit të grupit parlamentar, për të bojkotuar punimet e Kuvendit ditën e sotme. 

Agron Çela, deputet i LSI në Qarkun e Shkodrës, ka qëndruar në sallë edhe pse kolegët e tij të LSI dhe ata të Partisë Demokratike, kishin dalë nga Kuvendi pas incidenteve në foltore. 

Çela bëhet deputeti i dytë i LSI i cili sfidon vendimet e grupit parlamentar. Një javë më parë ishte deputeti Robert Bitri ai i cili nuk bojkotoi Kuvendin, ndryshe nga ligjvënësit e tjerë të LSI-së dhe Partisë Demokratike. 


Lajmi kryesor:

Bllokuan foltoren dhe transmetuan fjalimet në FB, pas incidentit opozita bojkoton Kuvendin


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?