Lulzim Basha

Politikë
Top 24

Opozita bojkoton sërish seancën, mbledh ‘Kuvendin’ në Durrës, ja çfarë pritet të ndodhë

13 Shtator 2018, 08:27| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 08:41

  • Share

Opozita do të bojkotojë sërish punimet e Kuvendit seancën e sotme. PD-LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë do të zhvendosen sot në Durrës në një mbledhje paralele me seancën plenare që do të zhvillohet në Tiranë.

Mbledhjet e opozitës së bashkuar në disa qytete të vendit, sipas Bashës janë një mesazh rezistence kundër krimit, që sipas tij ka mbështetjen e qeverisë. Nga Durrësi, Basha pritet që të flasë sërish për vettingun në politikë dhe aksionin opozitar.

Kjo do të jetë seanca e tretë që opozita bojkoton, pasi në datë 3 shtator kur nisi sesioni parlamentar, opozita ishte në Shkodër, ndërsa javën e parë në Elbasan. Gjithashtu grupi parlamentar i PD ka bojkotuar edhe komisionet parlamentare gjatë kësaj jave.

Ndërkohë që në rendin e ditës në seancën e sotme plenare, pritet që të diskutohet dhe rrëzohet dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit dhe të miratohet projektligji i dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit. Ndërsa të mbartura nga sesioni i kaluar janë ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Kodi Rrugor që sërish pritet të shtyhen, pasi kërkojnë 3/5 e votave.

Komento

Komente

  • Populli: 13/09/2018 16:00

    Ti Basha qenke nje kokerr debil e nje kryemashtrues ordiner si njeri qe do marresh nje pergjigje te merituar ne zgjedhjet vendore qe po afrojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?