Opozita del me propozime të reja për KQZ: Anëtarët të zgjidhen me formulën që zgjidhen edhe organet e drejtësisë

16 Qershor 2020, 20:26| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 20:46

  • Share

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ duket se i ndan palët në Këshillin Politik të reformës zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve. Sipas tij kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë formulë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë.  Sipas opozitës, qëllimi i mazhorancës është të kapë të gjitha organet e KQZ.

"Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit të anëtarëve të tre trupave të KQZ, të ekzekutivit, të organit rregullator dhe ankimor nëpërmjet një formule të mirë pranuar që sot është në kushtetutë dhe është formula për zgjedhjen e organeve të sistemit të drejtësisë.  NJë formulë që garanton një shqyrtim të pavarur jo politik të kandidaturave. Është një formulë që u kundërshtua nga mazhoranca pa asnjë arsyetim. I intereson kapja e plotë e KQZ në të tre organet. Dakordësia e 5 qershorit për të garantuar raportet politike, ku PS do të jetë mazhorancë në këto organe. Ai që është qëllimi i gjithë negociatave është që garancitë për opozitën dhe interesin publik, karshi një mazhorance që shkatërron zgjedhjet për interes të qeverisë do të qëndrojnë dhe do të rriten në kod zgjedhore, por nuk do të shkojnë më pas. Mazhoranca kërkon kapjen e të gjitha organeve. I thamë kohë mazhorancës ta studiojë propozimin tonë", tha Bylykbashi.

Edhe për Petrit Vasilin me propozimin për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, duhet të ruhet balanca dhe se ky propozim respekton frymën e dakodësisë.

"Formula re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim", tha Vasili.


Lajmi kryesor:

Ngërç në Këshillin Politik, Hajdari braktis mbledhjen: S'jam këtu për të diskutuar për tenderat! Opozita me propozime të reja për KQZ, Gjiknuri: PD kërkon atë që kishim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?