Politikë

Opozita dhe thirrjet e Metës, deputeti demokrat: Shqiptarët i besuan SHBA-së duke zgjedhur paqen

2 Korrik 2019, 16:39| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 16:41

  • Share

Alban Zeneli, deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e kandidatëve të PD-së që pranuan mandatin shprehet se data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh për shqiptarët dhe se populli i besoi SHBA-së e BE-së dhe jo Presidentit Ilir Meta dhe thirrjeve të tij.

"Data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh për shqiptarët.

Me gjithë përpjekjen e Ilir Metës për ta asgjësuar këtë ditë e për tu pamundësuar shqiptarëve të drejtën kushtetuese dhe demokratike për të zgjedhur e votuar, falë mbështetjes së fortë të SHBA dhe BE, Shqipëria pati  zgjedhje.

Shqipëria do të ecë tashmë e sigurtë drejt një kohe të re demokratike mes shqiptarëve dhe SHBA e BE.

Shqiptarët i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën paqen.

Shqiptarët i besuan SHBA dhe BE dhe zgjodhën zgjedhjet.

Zgjedhjet janë nje e drejtë .

Të zgjedhësh të jesh Pro Zgjedhje êshtë parim themelor demokratik.

Por kjo nuk do të thotë vetvetiu se zgjedhjet si fakt e proçes u kryen të lira dhe të ndershme e aq më pak të barabarta.

Edi Rama u provua edhe njëherë si një lider politik i së shkuarës që formësimin, përmbajtjen dhe veprimin e tij i ka fortësisht antiliri, antidemokraci, të korruptuara dhe armiqësore ndaj qytetarëve, opozitës dhe mendimit kundër a ndryshe.

Edhe në këto zgjedhje ku Edi Rama konkuronte me veten, u shkelën rëndë shumë proçedura, regulla dhe ligje.

Krimi elektoral, përdorimi dhe shantazhimi i administratës publike shenjuan natyrën e këtyre zgjedhjeve.

Këto zgjedhje u zhvilluan skandalozisht të palira.

Këto zgjedhje u zhvilluan me standartet e Damian Gjiknurit dhe Gjushit.

Këto zgjedhje ishin me standartet e “akullores” si Gjushi.

Qytetarët shqiptarë dhanë dy mesazhe të mëdha dje, zgjodhën zgjedhjet dhe bojkotuan Ramën.

Pra mesazhi i shqiptarëve është i qartë.

Shqiptarët nuk i duan më politikanët e brezit të vjeter,politikanët e tranzicionit të hajnisë dhe konfliktualitetit, politikanët që kanë 30 vjet që bëjnë sikur luftojnë me njëri tjetrin, kur në fakt të gjithë e dimë se janë bashkë e mezi presin të bëjnë dashuri me njëri tjetrin.

Koha për politikë të pastër e të papërlyer.

Si deputet opozitar, besoj fort se ka ardhur koha për ripërtëritjen e së djathtës dhe opozitarizmit.

Braktisja që shqiptarët i bënë Edi Ramës dje, dëshmon edhe se mitti , se shqiptarët janë të majtë ra.

E djathta është shumicë morale.

Por që të shfaqet e provohet shumicë elektorale, duhet patjetër të bëhet morale.

Koha për Reformë Zgjedhore të thellë dhe të pjekur por pa Damian Gjiknurin.

Ne deputetët e djathtë të Opozitës Parlamentare nuk do të heshtim e nuk do të qëndrojmë duarkryq.

Nuk do ta lejojmê askënd nga Politikanët e brezit të vjeter,as Edi Ramën e askënd tjetër, që të bëjnë mê luftë e dashuri në kurriz të shqiptarëve" shkruan Zeneli. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?