‘Opozita duhet të bllokojë, rrugë porte dhe aeroporte’ Berisha: Protestat tona do t’i shohë Rama! Jemi në rrezik për rikthimin e vizave

19 Tetor 2022, 20:25| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 21:49

  • Share

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar me tone kërcënuese për protesta të fuqishme, duke thënë se opozita duhet të bllokojë rrugë, porte dhe aeroporte.

“Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave. Doli ministria e jashtme bëri përgënjeshtrimin. Ky mendon për trafikantët që do tu japë pasaportën e florinjtë. Për shkak të pasaportës së florinjtë, shqiptarët humbasin liberalizimin e vizave.

Ata kanë filluar procedurë për Maltën që e kanë vend anëtar. Pse do të tolerojnë Shqipërinë ata. Ky nuk mendon për qytetarët.

Është nafta, pozita duhet të bllokojë rrugë, porte e aeroporte, ose ky do të ulet çmimin e naftës dhe ky do të përgjysmojë taksen ose këtu nuk mund të shndërrohet nafta në një kamxhik për qytetarët shqiptarë.

Nuk mund të pranohet, sepse është bërë nga qeveria. Asnjë qeveri në botë nuk taton naftën 1.2 euro.  Asnjë! 1.2 euro e shesin në Uashington naftën, duke marrë taksën dhe akcizën.

Ndaj dhe ne duhet të përpunojmë format më kreative të protestës. Jemi në betejë me një armik të egër të financave të shqiptarëve. Ky duhet të marrë përgjigje nga ne”. theksoi Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha merr sërish në mbrojtje ‘shiksin’ e 97-tës: E sulmon Rama Kovaçin se është më i zgjuar se ai


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?