Opozita e Bashkuar: Gati të vijojmë dialogun, por pa cenuar 5 qershorin! Çdo ndryshim kushtetues i njëanshëm minon konsensusin

23 Korrik 2020, 17:34| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 17:37

  • Share

Opozita e Bashkuar e ka cilësuar miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit si rrugën e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur. Opozita e Bashkuar shprehet e gatshme për të vijuar dialogun dhe çdo çështje tjetër por pa cenuar marrëveshjen e 5 qershorit. Aktet e njëanshme për ndryshime kushtetuese minojnë konsensusin e arritur mes palëve tha Opozita e Bashkuar.

Angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet opozita e cilëson si një e mirë që i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Deklarata e Plotë e Opozitës së Bashkuar

Miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA - BE dhe Vendet Anëtare - Britania e Madhe -  OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Komento

Komente

  • TA RRAS LALA: 23/07/2020 18:25

    SHQIPRIA BOHET VENDI MË I BEGAT NË BOT ME VU PRESIDENT QEN PEKËN E KRYEMINISTËR NARD MAGJAR NDOKËN . BOHET VENI NUMUR 1 NË BOT. RROFT NARD MAGJAR NDOKA QË KA 30 VJET NË POLITIK E SHQIPTARËT I KAN PA HAJRIN MAGJARIT NARD NDOKA.

    Përgjigju
  • Cubi maleve: 23/07/2020 17:57

    O Shqipni. Vec Nard Noka e ban ose Flamur Noka.Jane intelektuale te pa pame i ka zili bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?