Pasditen e sotme në Elbasan Opozita e Bashkuar ka organizuar mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan, ku morën pjesë shumica e liderëve të Partive të Djathta si edhe Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste etj. Ndër figurat kryesore në këtë takim të Opozitës së Bashkuar ishin të pranishëm , Flamur Noka ,Fatmir Mediu, Petrit Vasili , Edmond Haxhinasto, Arjan Madhi, Luçiano Boçi etj si edhe Deputetet e Rithemelimit nga ky Qark, Zheni Gjergji e Qani Xhafa së bashku me drejtuesit e degëve të Rithemelimit nga shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.
Koordinatori i Opozitës së Bashkuar Agron Duka u shpreh se është koha që të gjithë ne duhet tu shpjegojmë shqiptarëve që nuk është faji i opozitës që ende nuk është garantuar vota e Diasporës. Dhe duhet që të kemi koordinator të Opozitës së Bashkuar në çdo Qarku.
Fatmir Mediu në këtë mbledhje u shpreh se detyra e opozitës është ti japë vlerë parlamentarizmit.
“Duhet të dalim me një plan të qartë politik. Të paraqesim planin për të rikthyer koalicionet zgjedhore”, tha Mediu.
Petrit Vasili thkesoi se shpresa për të gjetur zgjidhje të problemeve me këtë shtet nuk ekziston.
“Opozita e bashkuar ka objektiv rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Vasili.
Të pranishmit në mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan kërkuan një sistem zgjedhor në bazë të katër rajoneve, koalicione parazgjedhore dhe lista të hapura.