Opozita e drekës dhe ajo e darkës!

28 Maj 2018, 09:00| Përditesimi: 28 Maj 2018, 09:02

  • Share

E dini pse? –Sepse, një grup maskarënjsh ka kapur për fyti opozitën, atë opozitë që i lipset më shumë se cdo gjë sot shqipërisë. Është ky grup që qahet ditën, e dëfrhet natën, si puna e hajdutit. Një opozitë duhet të bëjë kujdes në përzgjedhjen e njerzëve, në përzgjedhjen e aleatëve. Opozita në Shqipëri (nëse mund ta quash si të tillë) nuk jep asnjë pikë shprese. Në protestën e djeshme njerzit dolën, u irrituan, por opozita e “baftjarit dhe picirrikës” nuk i la.

Opozita e maskarënjve kërkon zullum, kërkon “gjak”, kërkon tym si puna e ujkut. Opozita e Lulit të rrugës së kombit, opozita e Fatmirit të Gërdecit, opozita e Ilirit të 700.000 €, opizita e çizmes së Monikës, e Petritit, e Luanit, e Lefterit, nuk jep shprësë, nuk jep shënjë, e kjo vjen jo se mungon populli opozitarë, kjo vjen për hall të tyrë. E mbrëmë kjo u vërtetua kur fill pas protestës beftën tek ziafeti i Metës, e filluan të hanë të pinë, të shohin fotot si kanë dalë në fb dhe media.

Frika e opozitës!

E meqënse jemi tek Shatobriani ai thotë: “ Ambicia për të cilën mungon talenti është krim”. Kjo opozitë ka ambicje për pushtet, jo për të përmirsuar jetën e Shqiptarë e ky është krim. Është e vërtetë se cdo qeveri e djeshme, cdo politikan i djeshëm, nuk ka cfarë të japë. P.sh. Çfarë mund të japë Ilir Meta? Çfarë mund të japë Vangjel Dule? Apo çfarë mund të japë vetë Lulzim Basha? I cili qëkuse ka hyrë në politkë ka vetem 5 vjet në opozitë. E në këto 5-vjet e coj opozitën të protestojë me Stresin, Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën.

Të marrësh pushtetin është opoteozë, por dhe sakrificë. Duhet një sakrifice që ka rrisk. E kjo sakrificë i mungon sot opozitës. Lulzim Basha, Monika Kromadhi duan pranë vetes njerëz të bindur, duan tipa made in Klevis Balliu, made in Ervin Salijani, made in Petrit Vasili etj etj. Prodhimet seri të Lulzim Bashës dhe Monikës bëjnë atë, që qeveria të tallet, te gajaset, me opozitën dhe popullin.

Një politikan i nxjerrë në pension nga populli, nuk duhet të kërkojë të rifitojë pushtëtin sepse i ka humbur gjithë kredibilitetet tek votuesit. Lulzimi, Monika, Iliri, etj etj i kanë djegur këto mundësi. Brezi im psh mban mënd Ilir Metën gjithmonë në pushtet. Kryeministër, zv.kryeministër, ministër të jashtëm, kryetar parlamenti, e tani president. Me cfarë logjike duhet ta votojë brezi im Ilirin?

Çasti për tu larguar!

Kur mund të largohesh? Si? Ndodh që zgjedhjet ta kenë në dorë fatin e një politikani, apo një grupacioni politik. Largimi apo dorëheqia në Shqipëri është një utopi, është dicka që dhe nëse ndodh, ai që largohet apo dorëhiqet kërkon me çdo kusht të jetë përseri aktiv. Të largohesh kur gjithcka shkon keq, kur pëson disfatë pas disfate.

Nuk është turp, është dinjitet. Lulzim Basha po e con opozitën nga humbja në humbje, nga turpërimi në turpërim. Lulzim Basha duhet të mbledhe këshilli kombëtar dhe të japë dorëheqien, duhet ta bëjë për PD-në jo për vete.

E bën dot? Apsolutisht jo jo dhe jo. Nuk e bën sepse do pushtetin për veten e tij e nuk i rruhet për popullin. E kjo u vërtetua dje, kur foli për varfërinë në drekë, e në darkë hante bërxolla e kërcente “gia ta lefta ta kaneis ola” qe për dreq përkthehet ,“ti për para bën cdo gjë” .

Komento

Komente

  • Cubi: 31/05/2018 16:04

    Sipas kesaj fotoje ,shikon se paskan pak vuajtje,si dikur balli me pula e raki.Them qe po' festojn se kan arritur fitore pas fitore.Hallall tek e trasha lulushes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Te mbushur e ka opozita e nderuar.

    Përgjigju
  • Artur: 30/05/2018 10:56

    Bravo si ty i duhen keti vendi bravo

    Përgjigju
  • nasi: 28/05/2018 11:04

    fatkeqsisht si paska ngjare poetit o clapton

    Përgjigju
    • Erik: 29/05/2018 15:05

      Ndersa per mua ka thene pak. Kryetari i opozites qe neser deshiron te behet kryeminister, sot proteston per vellain e Ministrit te Brendshem pse eshte marre me droge 20 vjet me pare, nderkohe ky vet me Berishen para 7 vjetesh ka vrare 4 prinder ne bulevard duke lene 8 jetime dhe nuk ka dhene llogari. Ka shitur detin me nje marreveshje te fshehte qe me rrezimin e saj nga ana e Gjykates Kushtetuese, apriori quhet tradheti ndaj atdheut dhe e treta i ka shpetuar me procedura nje procesi gjyqesor per nje afere te dyshimte me rrugen e Kombit. Une s'e di nese ka ndonje mendje te shendoshe opozitare qe te barazoje veprimet e liderit te tyre me veprimet e vellait te Ministrit te Brendshem para 20 viteve dhe per kete shkak qeveria e te dytit duhet te iki dhe i pari i tyre te behet kryeminister. Thjesht eshte lufte e paster per pushtet me cfaredo lloj mjeti, dhe nje figure e dyshimte si Luli nuk inspiron as te vetet, lere me te marre ndonje vote nga te lekundurit ose pa parti.

  • sulejman: 28/05/2018 10:22

    z BlloshmI ju falenderojme per komentIn por kjo qe shkruan tI nuk eshte gje fare por feste me te madhe do te bejne nese nuk hapen neogocatat me Be

    Përgjigju
  • nasi: 28/05/2018 09:19

    ilirian a mund te di nga jeni me origjin dhe ku jetoni.ne qofte se edhe ju jeni nga tepelena skrapari gjirokastra vlora nuk vlen te komentohesh sepse nuk je objektiv

    Përgjigju
    • Cubi: 31/05/2018 16:08

      Me objektiv nuk ka ku te vete.Kesaj i thon i lumte penda qe ka shkruar.

    • Erik: 28/05/2018 10:09

      Nasee re vella , eshte nga Librazhdi. Eeshte nipi i Vilson Blloshmit, poetit qe e vrau rregjimi komunist me 1977-en se bashku me poetin tjeter Genc Leka. Si te duket pas kesaj, a eshte objektiv ne gjykim?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?