Opozita duket e përçarë dhe në betejën e saj për të penguar zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, të nënshkruar në 6 nëntor në Romë nga kryeministrat Rama e Meloni. PD zyrtare dhe grupimi Berisha-Bardhi kanë dorëzuar në në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa përmes të cilave kërkojnë që marrëveshja të cilësohet anti-Kushtetuese.
Në "Studio Live" në Report Tv analisti Mentor Kikia tha se nga kjo marrëveshja ka nevojë të sqarohen në disa pika, ndërsa theksoi se dërgimi në Gjykatë Kushtetuese është test.
“Ka nevojë për më shumë sqarime mbi marrëveshjen. Edhe përfshirja e Gjykatës Kushtetuese pra çuarja e dy kërkesave është vijim i amullisë që ka përfshirë opozitën. Sa i takon çështjes së emigrantëve ka nevojë për dy teste në Gjykatë Kushtuese dhe sqarimi i më shumë detajeve dhe pikave të errëta dhe këtë mund ta bëjë kryeministri përmes një interpelance”, tha Kikia në një lidhje skype me gazetarin Arbër Hitaj.
Ndërsa ministri Ulsi Manja tha se marrëveshja i ka kaluar të gjitha filtrat, nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku mendon të kundërtën.
“Në gjykatë shkojmë për të verifikuar bindjen tonë se filtrat kjo marrëveshje nuk i ka kaluar. Dhe anëtarë të qeverisë Rama kanë qenë në padijeni të plotë për marrëveshjen. Kjo marrëveshje dhe forma si është trajtuar është cënuese e organizmave ndërkombëtare. Amnisti International e ka cilësuar të gabuar këtë marrëveshje. Implikon të drejtat ndërkombëtare dhe garancitë e të drejtave të njeriut sipas këtij mekanizmi dhe të disa të tjerave. Republika e Shqipërisë cedon sovranitetin e territorit të saj. Këtu nuk është çështje dashamirësie apo emocionaliteti.
Ne e konstatojmë të pavlefshme. Në gjykatë duam të kërkojmë pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në parlament. Kjo marrëveshje cënon kushtetutën e vendit prandaj i jemi drejtuar gjykatës”.
Edhe analisti Shpend Gashi i qëndron mendimit se për këtë marrëveshje ka disa pika të pasqaruara.
“Edhe Brukseli kishte ndasi për këtë marrëveshje. Edhe opinioni politik në Itali është i ndarë”.
Kjo marrëveshje është një fatkeqësi për Shqipërinë. Shpresoj se do të ndërgjegjësohet edhe Rama se po vann nga ndjenja e inferioritet. Në se jo parlamenti duhet të bëjë detyrën.
Përgjigju