Opozita duket të jetë më e përçarë se kurrë më parë, me ndarjen e Partisë Demokratike në dy fraksione gjë që Solli edhe distancimin e partive të tjera opozitare si në rastin e Partisë Agrare Ambientaliste që do garojë veçmas në zgjedhjet lokale dhe gjithashtu formimin e aleancës mes Patozit dhe Shehit të quajtur ‘Aleanca Progresiste’ ku bëjnë pjesë Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla tha se formimi i aleancës me Shehin ishte e vetmja zgjidhje për t’u dhënë mundësi shqiptarëve që të kenë një tjetër alternativë për të votuar përveç Metës dhe Berishës.
“Ne e kemi bërë këtë për t’u dhënë shqiptarëve një shpresë ndryshe nga foltorja dhe partia e Metës që janë e njëjta enë. Janë të dënuar të ecin bashkë për sa kohë që Meta dhe Berisha të mbijetojnë bashkë në politikën aktive. Shqiptarët që e refuzojnë qeverinë janë shumë por shumcia e tyre nuk e preferojnë alternativat që kanë. Ne nuk mendojmë se ka nevojë vetëm për rrotacion. Duhet t’u heqim shqiptarëve ankthin se nëse Rama do bjerë, ai që do vijë të jetë pak më i mirë të paktën. Ne nuk e kemi atë garanci sot, duke parë se alternativa përballë Ramës jo vetëm i vjetër në moshë, por është i vjetër në mendësi. Të gjithë ata shqiptarë që nuk aspirojnë të jenë pjesë e foltores apo të partisë së Metës të kenë mundësi për një portë tjetër”-tha Patozi.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se kishte vendosur të dilte vetëm në zgjedhje lokale për të provuar fuqinë e partisë që drejton. Ndërsa sa i takon fitores së opozitës, Duka tha se është e vështirë të flitet për fitore por vetëm të përpiqeshin për të marrë sa më shumë bashki të mundeshin.
“Partia kryesore e opozitës është PD. Duke qenë se PD është e çoroditur, situata në opozitë është kaotike. Në këtë gjendje është shumë e vështirë të parashikosh fitore. Unë kam thënë që ne të mundohemi të marrim sa më shumë bashki, ose thënë me atë shprehjen shijakse ‘të kapim ça të mundemi’. Në mazhoritar mbështesim kandidaturën e PD-së, atëherë do e bëjmë kështu, atë që bie më shumë në sy që është më e dukshme. Për shembull në Durrës, Igli është kandidaturë që parapëlqehet nga aktorët opozitarë”-tha Duka.
Analisti, Edvin Kulluri tha se revolucioni nuk është i mundur me Berishën dhe Metën duke i konsideruar si njerëzit e gabuar për të bërë thirrje të tilla.
“Sot shqipëria nuk ka nevojë për revolucion por për reformë kushtetuese. Një nga njerëzve që prishi balancën e pushteteve në Shqipëri, del dhe thotë revolucion. Keni parë ju Luigjin në Francë të bëjë revolucion në Francë? Ajo për të cilën ne nuk biem dakord me PD është se aktorët që duan të bëjnë revolucion janë njerëzit e gabuar dhe këtë përgjigjie e kanë dhënë shqiptarët tek sheshi”- u shpreh Kulluri.
Pavarësisht se firmosi një aleancë së bashku me deputetin Dashamir Shehi, Patozi la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me PD-në nëse arrihet një marrëveshje që opozita të dalë në zgjedhje lokale me një kandidat të përbashkët. Duka nga ana tjetër u shpreh se partia e tij do të mbështesë kandidatët opozitarë aty ku pëlqimi i tyre në popull është i dukshëm, duke përmendur edhe rastin e kandidatit të Rithemelimit në Durrës, Igli Carën për të cilin tha se ka mbështetjen e aktorëve opozitarë.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.
Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.
“Një sms nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.
Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron, mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjia që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”-tha Duka.
Deputet nga partit e vogla te dergohen perfaqsues ne samitet e Komitetit Evropian se kultura politike e zonjes Tabaku vetem kritikon dhe nuk reflekton asnjehere per veprimet e anetareve te partis se saj si ato te zotit Bardhi.Nuk eshte kontroll ajo qe bejn po provokim per haos dhe sabotazh per punet e parlamentit dhe atyre qe bejn punen.Qe te dy palet e partis demokratike jane fajtor e ta gjejn drejtesin me njeri tjetrin.Dhunen te shkojn ta ushtroj ne shtepite e tyre jo ne shtepin e popullit ne parlamentin shqiptare!
Përgjigju