Ajazi: Opozita e përgjimeve, embrioni i gjithë të zezave

9 Qershor 2019, 14:02| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 14:03

  • Share

Kjo opozitë, me plot gojën quhet sot “opozita e përgjimeve”,por ajo që shqiptarët nuk harrojnë lehtë, është fakti se kjo opozitë e dalë boje, dhe e dalë jashtë loje, është embrioni i të gjitha të zezave që sot po shqetësojnë vendin. Duke e nisur nga vjedhja e votave, përdorimi i bandave dhe paramilitarëve, duke vazhduar me klientelizmin, korrupsionin, trafiqet, kontrabandën dhe gjithë veset e tjera të ngulura thellë në administratë, e kanë origjinën pikërisht nga kjo “opozitë”.

Askush nuk i ka harruar zgjedhjet e vitit 1996, të përgjithshmet dhe lokalet, kur vjedhja e votave dhe “fitorja” me 99 per qind e PD u sigurua nga bandat dhe paramilitarët e asaj periudhe. Askush nuk e ka harruar se si, vjedhja e votave u kthye në institucion, askush nuk e ka harruar se si në zyrat e shtetit dhe zyrat e kryetarëve të PD në rrethe, më shpejt futej një bandit me 1 kg flori në qafë, se një qytetar apo më keq akoma një gazetar.

Askush nuk e ka harruar se si bandat e asaj kohe, që drejtoheshin nga zyrat e PD, kryenin shantazhe, presione dhe dhunime të hapura ditën me diell dhe natën me hënë, mbi të lëkundurit dhe anëtarësinë e PS, askush nuk e ka harruar se si kandidatëve dhe deputetëve socialistë u thyen brinjët dhe gjymtyrët në Tiranë dhe rrethe pikërisht nga bandat e kësaj ish-opozite. Askush nga shqiptarët nuk e ka harruar se si klientelizmi mbushi zyrat e shtetit pas 1992 deri vonë, apo dhe pas 2005 kur PD erdhi sërish në pushtet me “premtime” skandaloze. Askush nuk e ka harruar se si në bashkitë komunat e vendit, dhe dikasteret qeveritare, u mbushën me militantë me 4 klasë që u “shkolluan” duke blerë nga 2-3 diplloma, dhe që sot mund ti gjesh edhe në zyrat e SHQUP-it.

Askush nuk i ka harruar se si bëheshin tenderat, se si ndaheshin dhe jepeshin nën dorë 25 apo 30 per qind të parave të investimeve, para se të afrohej dita e “konkurimit”, askush nuk e ka harruar se si dilte “fitues” firma dhe kompania e militantit ministrit, apo zyrtarit të PD, askush nuk e ka harruar se si u shitën dhe se si u blenë pronat e shtetit , se si u tjetërsuan pronat e ish-pronarëve nga drejtorët me 4 klasë (por me diploma fallco) , askush nuk e ka harruar se si korrupsioni në arsim ishte flagrant, pasi duheshin 6 mijë euro për tu punësuar mësues qyteti dhe 3 mijë euro për tu punësuar mësues fshati. Askush nuk e ka harruar se si kryetarët e PD në rrethe dhe drejtorët e vegjël, ndanin paratë dhe milionat për punësimet, tenderimet, shitjet dhe blerjet e pronave madje me hipotekim antiligjor. 

Askush nuk e ka harruar se si, në PD qendër dhe degët e saj në rrethe, bëheshin listat me “sponsorizuesit” e fushatave duke mbledhur miliona e miliona lekë, për të mbuluar edhe blerjet e votave. Askush nuk e ka harruar se si zyrtarët dhe funksionarët e kësaj ish-opozite, mbushën zyrat e shtetit me mediokërr, duke kultivuar hapur aferat korruptive, duke kultivuar hapur veset më të ndyra të një administrate inefiçente. Askush nuk e ka harruar, se si nga “gjiri” i kësaj opozite ka lindur dhe vazhdon të zhvillohet lufta e dosjeve dhe përgjimeve ndaj njëri-tjetrit.

Përgjimet janë “dobësia” e kësaj opozite pas betejës me dosjet. Kjo duket se nuk e lë të qetë, dhe nuk ka arritur ta europianizojë në afro 30 vjet tranzicion një forcë politike, e cila u krijua për lirinë dhe demokracinë e individit dhe shoqërisë, por që në thelb nuk ka gjasa të shkëputet nga e kaluara e saj. Kjo opozitë ka qenë dhe mbetet embrioni, i të gjitha të zezave, mbi të cilat po i kalon sot vendi dhe shqiptarët. Eshtë detyrë e politikës së përgjegjshme, të ndalë përfundimisht hapat e fundit të ekspansionit më negativ dhe më të dhunshëm të një ish-opozite të vjetëruar, për të shpëtuar më në fund të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 09/06/2019 17:00

    Opozita me lesh Curri dhe lesh Marike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?