Politikë

Opozita e re, KQZ i jep mandatin tre deputetëve nga listat e PD

23 Prill 2019, 13:47| Përditesimi: 23 Prill 2019, 15:31

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 3 kandidatëve të rinj nga listat shumëmërore të PD. Kështu marrin mandatin Artur Rroshi nga lista e PD në Tiranë, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni në Shkodër.  

Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD, konkretisht: Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat dhe Nikolin Staka, Lëvizja Demokratike për Ndryshim, PLDN.

Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Me betimin e tyre, numri i deputetëve në Parlament shkon në 110, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.

Kështu, numri i deputetëve shkon në 110 numrin dhe opozita parlamentare në 31,  14 deputetë numëron LSI dhe 17 PD.

KQZ regjistroi sot edhe 9 parti të tjera si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, duke e bërë 34 numrin e partive të pranuara. 

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?