Politikë

‘Opozita e re’ merr postin e nënkryetarit të Kuvendit, 3 komisionet që do drejtojë

25 Prill 2019, 14:12| Përditesimi: 25 Prill 2019, 14:17

  • Share

Opozita e re do të marrë të gjitha pozicionet që janë lënë bosh nga 'opozita e vjetër', pas djegies së mandateve.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të rinj që i janë bashkuar në Parlament për të bërë propozimet të emrave që do të marrin katër postet e rëndësishme, të mbajtura më herët nga paraardhësit e tyre.

Bëhet fjalë për postin e Nënkryetarit të Parlamentit, kryetarin e Komisionit të Medieve dhe Arsimit, Kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

“Ju jeni deputetët tërësisht legjitim në funksionin tuaj. I bëj thirrje të dyja grupeve të konturuara tashmë, ju lutem bëni propozimet për të marrë të gjitha pozicionet që i takojnë opozitës. Tre kryetarët e komisioneve, nënkryetarin e Parlamentit dhe të gjitha delegacionet e tjera, të cilat me të drejtë i takojnë opozitës. Punë të mbarë në këtë ushtrim demokratik të punës së Parlamentit”, tha Balla.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?