Opozitë e re mes Berishës dhe Metës? Nesturi në Repolitix: Aleancë e vjetër! Bushati: Më sens do kishte me Bashën

16 Qershor 2022, 23:02| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 23:08

  • Share

'Forumi i Bakusë' ishte kryefjala e mbrëmjes së sotme në Repoliti në Report Tv.

Një foto e ish Kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit meta nxiti dyshime për një opozitë të re përballë Ramës.

Sipas analistit, Plator Nesturi, kemi të bëjmë me një aleancë të vjetër por sipas tij nuk do të ketë zhvillime pozitive.

Berisha dhe Meta në darkën në Baku

'Është aleancë e vjetër, është e kuptueshme duke marrë parasysh faktin që kanë një kundërshtar të përbashkët. Nuk e shikoj që kjo dashuri e madhe do të ketë zhvillime pozitive, pasi Meta hyri si president me të majtën e iku me të djathtën. Pasi edhe vetë LSI është pozicionuar më shumë nga e djathta.'- tha Nesturi a

Një këndvështrim tjetër pati edhe ish anëtar i këshillit të PD, Gent Malko i cili tha se deri në zgjedhjet e tjera të pushtetit lokal ata do të jenë bashkë.

'Deri në zgjedhjet e tjera të pushtetit lokal, këta do jenë bashkë. S'ka lidhje samiti.'- tha Malko

Sipas ish deputetit të PS-së, Ervin Bushati kemi të bëjmë me një marrëveshje tipike për karrigë dhe sipas tij do të kishte efekt nëse do të kishte një aleancë me Bashën.

'Marrëveshje tipike për pushtet pra, një parti super e majtë me një parti super e djathtë...

 Më sens do kishte të ulej Berisha me Bashën.'- tha Bushati ndër të tjera në Report Tv. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DORDOLEC KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/06/2022 08:50

    Si ka mundësi që dhe mbas 30 vjetve Sali bajga vazhdon në politikën e qelbur e të zokopisur të Shqipris. Në një koh që ky bajg e qelbur Salheu duhet të ishte në burg. Po zaten simbas kokēs vihet festja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?