Selia e PD

Politikë

'Opozita është përjashtuar'/ Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PD letër ambasadave në Tiranë: Dëmtohet procesi i integrimit europian

15 Shtator, 17:16| Përditesimi: 15 Shtator, 17:39

  • Share

Pas paralajmërimit kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, për ndryshime në rregulloren e Kuvendit, Partia Demokratike i ka dërguar një letër ambasadave të huaja në vendin tonë.

Letrën e ka dërguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ngre shqetësimin se propozimet e njëanshme nga ana e kryeministri Rama. Sipas Bardhit, rritja e numrit të komisioneve dhe ndryshimer e komisioneve, nuk janë bërë me përfshirjen e opozitës.

"Në 11 shtator, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se një grup pune, i përbërë vetëm nga anëtarë të Partisë Socialiste, ka punuar mbi disa ndryshime që duhet të bëhen në emërtimin, përbërjen dhe drejtimin e komisioneve parlamentare. Asnjë deputet opozitar nuk ishte pjesë e këtij grupi pune, dhe as nuk u ftua që të bëhej pjesë. Propozimet e njëanshme të bëra nga kryeministri Rama përfshinin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, si dhe shkrirjen e komisionit për integrimin evropian me komisionin për punët e jashtme. Komisioni i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga mazhoranca socialiste, një devijim nga tradita e gjatë parlamentare dhe praktika demokratike."

 

Bardhi thekson se heqja e drejtimit të Komisionit për Integrimin Evropian përfaqësuesve të opozitës dëmton procesin e integrimit dhe përjashton opozitën nga ky proces.

"Përvec faktit se këto propozime nuk u paraqitën nëpërmjet procedurës së rregullt parlamentare, por gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ato injorojnë tërësisht modelet e vendeve të Balkanit Perëndimor, në të cilat cdo parlament ka një komision të dedikuar për integrimin evropian, i udhëhequr nga opozita (Kosova, Mali i Zi dhe Serbia). Qëllimi kryesor i këtyre komisioneve është të garantojë shqyrtimin e duhur të cdo projektligji lidhur me integrimin evropian, ashtu si edhe të sigurojë një rol domëthënës të opozitës në procesin e integrimit."

 

Më tej Bardhi shton se miratimi i ndryshimeve të Rregullores në mënyrë të njëanshme, ku r vë theksin tek ndryshimet që prekin integrimin evropian, dëmton frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

"Rregullorja e Parlamentit garanton bashkëjetesën demokratike të partive politike dhe cdo amendament duhet të bëhet nëpërmjet dialogut, konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. Cdo propozim duhet të shqyrtohet nga Këshilli Parlamentar i Rregullores, Mandateve dhe Etikës, i cili përbëhet nga 10 deputetë, në barazi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ky konfigurim ka për qëllim që cdo amendament të mos miratohet nëse nuk ekziston një marrëveshje ndërpartiake. Ndërkohë që ky parim është i rëndësishëm për të gjitha ndryshimet, ai është vecanërisht i rëndësishëm për ato ndryshime që ndikojnë integrimin evropian, i cili është dhe duhet të mbetet një cështje e dakordësisë kombëtare në vend të kontrollit partiak."

Në letrën publike, Bardhi ka kërkuar ndërhyrjen e ambasadave për ndalimin e miratimit në mënyrë të njëanshme të këtyre ndryshimeve nga mazhoranca socialiste, duke u ulur paraprakisht në tryezën e dialogut me përfaqësuesit e opozitës.

"Për këto arsye, me mirësjellje nxisim shkëlqesitë tuaja që të merrni parasysh këto zhvillime dhe në cilësitë tuaj si partnerë dhe miq të cmuar të vendit tonë, të inkurajoni rivendosjen e gjithëpërfshirjes dhe konsensusit në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ruajtja e traditave demokratike nuk është vetëm një cështje me rëndësi të brendshme, por një kërkesë e domosdoshme për rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë".

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?