Edhe pse marrëdhëniet greko-shqiptare prej muajsh janë “të ngrira”, për shkak të çështjes “Beleri” dhe dënimit me burg për krime zgjedhore, të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, kreu i partisë opozitare greke "SYRIZA" Stefanos Kasselaqis u takua me minoritetin grek në Shqipëri. Ky takim, është pjesë e turit të lideri të partisë më të madhe opozitare në Greqi, në rajonin e Epirit.
Kreu i partisë opozitare greke "SYRIZA" takimin e parë në jug të vendit tonë e organizoi në Bularat, dhe në varreza ku vendosi lule dhe tha” Jam krenar per vendin tim”. Më pas, ai u ndal në zyrat e bashkisë Dropull në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.
'Ne si përfaqësues të politikës së Greqisë do të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen e helenizmit kudo ku gjendet e sidomos kur gjendet në kufinjtë e vendit tonë atje ku kanë luftuar e kanë derdhur gjak grekët. Desha të shtoj për bashkëqytarët grekë këtu në bashkitë minoritare dhe në Himarë se nuk do t’ju harrojmë. Të dëgjuarit e problemeve dhe vizitat periodike janë detyrim i yni si shoqëri ndaj jush gjatë takimeve, ai është i shoqëruar nga konsulli grek në Gjirokaatër Dimitrios Sacharidis dhe kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.'- tha Stefanos Kasselaqis.
Agjenda e tij përfshiu edhe një vizitë në dyqanet e zonës, por për mediat greke është e habitshme që kreu i opozitës greke ka përjashtuar nga turi i tij Himarën dhe ka shmangur një takim të mundshëm në burg me Fredi Belerin ende pas hekurave në burgun e Fierit, ndërsa kundërshtari më i madh i SYRIZA-s, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë atë në listën me 42 kandidatë për eurodeputet të partisë qeverisëse “Demokracia e Re”.
Ja bëre analizat e doli grek?!
PërgjigjuSi Arvanitët që derdhen gjakun e dhanë jetën për Eladha-n e re... që i tradhëtoi e i poshtëroi!
Përgjigju