Opozita, hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

8 Shkurt 2019, 22:57| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 19:00

  • Share

Ka një hipokrizi dhe pashpirtësi që kalon çdo kufi, sulmi i PD-së dhe LSI-së mbi reagimin e familjes së të miturës nga Kavaja e cila pak ditë më parë kaloi një traumë psiko-fizike. Që nga dita e parë e deri më sot, Partia Demokratike, LSI-a dhe media, nuk kanë lënë gjë pa thënë për vajzën, duke e përdorur atë ngjarje të rëndë sa për kapital politik, sa për klikime e audiencë. Opozita e ka përdor pashpirtërisht rastin për të sulmuar qeverinë, e mediat në pjesën më të madhe (jo të gjitha), për të shërbyer politkisht dhe për të thithur audiencë.

Pas kësaj traume të dytë të ushtruar nga eksponetët e mësipërm, familja e të miturës ka zgjedhur të flasë pasi durimi i tyre kishte arritur fundin. Prindrit e të miturës dhe gjyshi, të tre në moshë të madhe, të zotët e fjalëve që nxjerrin nga goja dhe të përgjegjshëm për atë që bëjnë, kanë bërë sot apelin e tyre më zë dhe me figurë që politika dhe media të mos merren më me familjen e tyre sepse kjo po i vret për herë të dytë.

Por, edhe pas kësaj kërkese të pastër të vetë familjes së dëmtuar, opozita ka vazhduar, madje ka intensifikuar sulmin që kishte nisur. Ne kushtet e mospasjes së kauzave të sajat, opozita po përdor hallin e një familje nga Kavaja. E për të kuptuar se sa hipokrite, por edhe e çoroditur është opozita, mjafton të shohim dy elementë fare të thjeshtë:

Së pari, familjarët siç thamë  edhe më lart, janë në moshë madhore dhe dinë ç’bëjnë. E për sa kohë ata vetë me vullnetin e tyre kanë zgjedhur të flasin e bëjnë apel për mospërdorimin e ngjarjes së tyre për politikë apo audiencë, s’ka më nevojë për asnjë koment as politik, as mediatik.

Elementi i dytë ka të bëjë me paradoksin e opozitës. Është qesharake, deri në kufinjtë e të pabesueshmes se si PD dhe LSI, që janë shkaktarët e reagimit të detyruar të familjes, dalin dhe i qajnë hallin asaj që deri dje e coptuan për kapital politik. Thënë këto, PD dhe LSI sot kanë dalë përballë shqiptarëve dhunuesit e dytë të të miturës nga Kavaja e natyrisht, edhe si një trup pa ide e kauzë. ps: Nuk do doja kurrsesi që të shkruaja për këtë çështje, por kur politika fut hundët, ka nevojë përherë për disa qartësime mbi faktet./lexo.al/

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 09/02/2019 14:33

    E verteta s'humbet per shum kohe .Mashtrimi dhe genjeshtra ,jetojne vetem tre dite .Mos keni shprese tek mashtrimi ,ajo vetem ju mbush me ligesi.SHkrimi juaj mund te jete i tridhjeti, per krahun politik qe i sherbeni .Nga e diathta nuk kam par me shume se tre apo kater shkrime .Atehere kush e shqeteson familien kavajase.Mos u beni pjese e se keqes ,me zhgarravinat tuaj,per familien dhe problemet e tyre.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/02/2019 23:07

    Nje treshe gelbazash. Jashtqitje te Kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?