Bashkia Tiranë

Politikë

Opozita i ‘bllokoi’ në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet për zgjedhjet e 9 nëntorit

7 Tetor, 20:22| Përditesimi: 7 Tetor, 20:26

  • Share

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor aktet për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit, pasi Komisioni Rregullator në KQZ nuk i miratoi dje për shkak se i bllokoi opozita me 2 votat e saj.

Dy anëtarët e Komisionit Rregullator, Muharrem Cakaj dhe Helga Vukaj votuan kundër akteve që përcaktonin fletën e votimit dhe afatet e fushatës, pasi kërkuan që 5 bashkitë e tjera, të ndahen nga Tirana.

Helga Vukaj, anëtare e propozuar nga PD tha se është fakt publik se ka ankim në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, ndaj KQZ nuk mund të miratonte dokumente zgjedhjesh për 9 nëntorin, pa u shprehur më herët Gjykata Kushtetuese.

2 anëtarët e opozitës votuan kundër, dhe aktet nuk u miratuan. Vendimmarrja i kaloi Kolegjit Zgjedhor, sepse duhen 4 vota për akte si ky. Dokumentet që dështuan të miratohen përfshinin: Afatet e fushatës, Karakteristikat e fletës së votimit dhe Identifikimin elektronik.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?