Kuvend

Opozita ka paralajmëruar bojkot, 'Antikorrupsioni' i besohet Fatmir Xhafajt, 'Dezinformimi' Braçes! PS çon në Kuvend emrat e anëtarëve

5 Qershor, 13:35| Përditesimi: 6 Qershor, 07:16

  • Share

Partia Socialiste nuk kërkon të humbasë asnjë ditë kohë sa i përket dy komisioneve që do të ngrejë në Kuvend për “anti-korrupsionin” dhe “dezinformimin”. Grupi parlamentar socialist ka depozituar sot në Kuvend dy projektvendime për ngritjen e komisioneve dhe përbërjen e tyre, për t’u miratuar në seancën e ditës së nesërme.

Në bazë të vendimit për ngritjen e Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar bojkotin, pasi një javë më parë nuk e votoi projektrezolutën që i hap rrugën komisionit që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është si më poshtë:

1. Erjon Braçe kryetar (PS)
2. Etilda Gjonaj sekretare (PS)
3. Bledar Çuçi anëtar (PS)
4. Pandeli Majko anëtar (PS)
5. Mimi Kodheli anëtare (PS)
6. Enslemvera Zake anëtare (PS)
7. anëtar/e (PD)
8. anëtar/e (PD)
9. anëtar/e (PD)
10. Mesila Doda anëtare (Demokraci dhe Integrim)
11. Fatmir Mediu anëtar (Aleanca për Ndryshim)

1. Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues (PS)
2. Alban Xhelili anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:

1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)

1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

Ora 17:10
'SPAK po të ngrejnë lak! Demokracia në rrezik', Flutura Açka për Komisionin e Posaçëm: Vendi bosh do t'i shkojë ndonjë deledashi të opozitës

1699387579_fluturaacka.jpg

Ditën e sotme grupi parlamentar socialist ka depozituar dy projektvendime për ngritjen e komisioneve dhe përbërjen e tyre, për t’u miratuar në seancën e ditës së nesërme.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PD-së Flutura Açka, e cila e cilëson ngritjen e të ashtuquajturit Komision i Posaçëm Antikorrupsion si një lak ndaj SPAK-ut.

'SPAK, po të ngrejnë lak
Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim.
Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi (politik) të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.
Pritet vendimi i tretë që do të hyjë - si të gjitha zezomat kundër demokracisë - nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë.
Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare. 
Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030. 
Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash. Të mos merret me vjedhjet tona, por të bluajë kashtë.
Demokracia në rrezik!!!!!', ka qenë reagimi i deputetes demokrate Flutura Açka.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?