Opozita ka deklaruar se do të pengojë procesin zgjedhor të 30 qershorit, ndërsa kryeministri Rama sot i ka paralajmëruar për atë që i pret duke lexuar ligjin. "Pengimi i zgjedhjeve dënohet 1-5 vite burg, falsifikimi i materialeve zgjedhore dënohet 1-5 vite burg, dënimi i materialeve zgjedhore dënohet 6 muaj deri 7 vite burg, korrupsioni 1-5 vite burg, kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje për të votuar apo jo dënohet me 6 muaj deri në 3 vite. Kanosja që i bëhet vëzhguesit 1-4 vite burg, 2-5 kur është në bashkëpunim, se këtu është bashkëpunimi i madh, këta duhet ta dëgjojnë.
Pengimi i zgjedhjeve për të votuar personi dënohet 1-5 vite dhe 3-7 vite kur bëhet në bashkëpunim. Nëse ka budallenj që janë gati të përballen me këtë ligj të votuar nga parlamenti me iniciativë të PD-së dhe PS-së kur ishte në opozitë, për hatër të Lulit apo pse filxhani se ka nxjerrë akoma qartë, le të shkojë. Por unë besoj se njerëzit do të ftillohen dhe do të kuptojnë. Por kur thotë Fatmir Mediu me disa parti fantazëm, ka fatazëm më të madhe se PR-ja me një Famir dhe një Sabri të madh që kishte që tani është në paqe dhe paqja e madhe qoftë mbi të" tha Rama.
Lajmi kryesor: