Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të opozitës që kërkuan një seancë për të diskutuar për tensionet në veri të Kosovës. Balla tha se kjo opozitë nuk ja do të mirën Kosovën, por thjesht po e përdor për retorikë politike të ditës së sotme. Balla theksoi se Shqipëria është dhe do vazhdojë të jetë në krah të Kosovës.
“Propozimi ishte të kërkoje debat për situatën në veri të Kosovës. Keqardhje që kemi në sallë ende politikanë që frymëzohen nga të tjerë syresh që sapo hynë dhe që një gjë të gjithë e dimë, as nuk duan t’ia dinë për Kosovën, Shqipërinë, por i duan për tu stërhumbur përsëri këtu mes nesh. Për debatin politik të ditës. Për ta përdorur Kosovën tonë të dashur mish për top, për të gjuajtur kryeministrin, Shqipërinë. Shqipëria nuk ka asnjë dyshim, të paktën sa kohë kemi qenë ne në qeverisje dhe sa kohë do jemi në qeverisje është gjithmonë pranë popullit të Kosovës, pranë interesave të Kosovës. Jemi vend anëtar i organizatës euroatlantike, falë asaj organizate që u bombardua për afro dy muaj Beogradi, Serbia dhe falë asaj organizate kemi sot Kosovën shtet të lirë sovran të pavarur. Shqipëria sot, doni apo jo anti amerikanët, duhet të jetë në një linjë me organizatën euroatlantike. Thua ky do marrë armët dhe do përballet atje. Kosova, populli i Kosovës ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e ka, por lirinë të mos e harrojmë kurrë që e arritëm në aleancë me SHBA, Britaninë, BE dhe duhet ta vazhdojmë të konsolidojmë”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës 'ndezin' Kuvendin në Tiranë, opozita: Rama po e dëmton! Xhaçka: Prioriteti ynë, por s’e mbështesim në këtë gabim
SI.E.//ReportTv.al