Albin Kurti

Kosovë, Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Kurti

22 Gusht 2023, 11:31| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 14:04

  • Share

PRISHTINE - Opozita kërkon shkarkimin e qeverisë së Albin Kurtit pas dyshimeve për abuzime me me rezervat shtetërore dhe çështjen që librat shkollorë të blihen nga prindërit, nëpërmjet rimbursimit nga shteti.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës përmes një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në fillim të shtatorit, duke përmendur si arsye edhe dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore

“Qeveria Kurti duhet të shkarkohet sa më shpejt” deklaroi Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për median sot më 22 gusht 2023

Deputeti i AAK-së u shpreh se ky veprim po bëhet nga Qeveria për të provokuar greva.

“Kjo qeveri e ka humbur rrugën, duhet që sa më shpejt të shkarkohet. Ky vendim është për të provokuar greva, të dëmtojë arsimin publik dhe të krijojë edhe një krizë dhe të dëmtojë financiarisht qytetarin. Kjo situatë mund të përfundojë dhe të ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeveri”, u shpreh ai.

Edhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kanë kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MASHTI) dhe Qeverinë e Kosovës lidhur me planin e ri të shpërndarjes së teksteve shkollore për fëmijët.

LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci për "keqmenaxhim të vitit shkollor"

 “Kosova nuk e meriton një ministre që ka dështuar në çdo nivel të menaxhojë me arsimin dhe përfundimisht është dorëzuar duke ia kaluar përgjegjësinë prindërve”, tha Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku, gjatë një konference për media sot më 22 gusht.

Një ditë më parë, ministrja Nagavci tha se MASHTI po e shqyrton mundësinë që t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë vetë tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor. Në të kaluarën, MASHTI i ka blerë tekstet nga shtëpitë botuese e ato pastaj u janë shpërndarë nxënësve nëpër shkolla.

Lushaku thotë se plani i ri do të shkaktojë kosto më të lartë për buxhetin e shtetit tonë”.

“Përfundimisht, Qeveria do të paguajë më shtrenjtë rimbursimin e prindërve sesa të blente vetë librat”, tha ajo, duke shtuar se kostoja mund ta kalojë shifrën prej dy milionë eurosh, sa është paraparë të shpenzohet për furnizim me libra në buxhet.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?