Tiranë-Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ditën e sotme për dhunën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë nga përfaqësuesit e opozitës. Në njoftimin e saj Ambasada Amerikane shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar dhe shprehet se akte të tilla dëmtuese nuk kanë vend në procesin demokratik.
Ata bëjnë thirrje që palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbaje dhe të angazhohen në dialog. Nga ana tjetër Ambasada Amerikane ka theksuar se mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike."-njoftimi i Ambasadës Amerikane.
Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë”, opozita kthehu skenarin e dhunës ditën e djeshme në Kuvend.
Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Depuetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i kanë vendosur fjakën si shenjë revolte.
Deputetët e PS kanë kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendimin.
Paraditen e 30 Shtatorit deputetët e opozitës bojkotuan edhe punën e Komisioneve Parlamentare.
Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.
Lajmi kryesor:
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Ambasada e SHBA-së, BE-së e Britanisë në një zë: Dhuna s'ka vend në demokraci! Të shqetësuar e keqardhur! Nxisim dialogun
G.K//ReportTv.al
I kemi pare edhe amerikanet si protestojne ambasada nuk ka perse u ban moral te tjerve
Përgjigju