KOSOVË-‘Vëlla i dashur na ndihmo’, kjo është thirrja publike që i ka bërë nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, kryeministrit Edi Rama, për hapjen e disa qendrave vaksinimi për kosoavrët. Edhe përse Albin Kurti i refuzoi vaksinat kineze që Shqipëria do të dhuronte për vaksinim e personelit shëndetësor dhe të mësuesve, opozita shprehet se vendi është në gjendje kritike dhe është i nevojshëm vaksinimi për të mos humbur më jetë njerëzish.
Ndërkaq, Haliti është shprehur se institucionet në Kosovë po neglizhojnë sigurimin e vaksinës ndërkohë vendi që po vuan rëndë nga pandemia. Ai i kërkon Ramës të veprojë sa më shpejt si në rastin e vaksinimit të personelit shëndetësor në Kukës.
Por, nënkryetari i LDK-së shtoi se është i gatshëm të marrë çfarëdo lloj vaksine me të cilat po vaksinohen edhe shqiptarët.
“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e personelit shëndetësor të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksinuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, shkruan Haliti.
Po ku te len Albini me u vaksinu ?!! Ai ju le te vdisni vetem qe mos t'i marre vaksinat nga Edi. Po pret te fitojne miqte e tij Saliu e Iliri..
Përgjigju