Opozita largohet nga foltorja, seanca vazhdon

13 Korrik 2023, 19:40| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 19:42

  • Share

1689270106_kuvendiikosoves.JPG

Pas tensioneve, që u karakterizuan me shtyrje mes deputetëve në opozitë dhe pushtet dhe me bllokimin e foltores së Kuvendit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me shqyrtimin e pikave që janë në rend të ditës. Eliza Hoxha nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, tha se pas largimit nga salla plenare e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, seanca mund të vazhdojë.

“Mendoj që pasi Bislimi lëshoi sallën dhe u plotësua kushti ynë, mendoj se tani mund të vazhdojë seanca”, tha ajo. Seanca e jashtëzakonshme po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve. Ligjvënësit kanë mriatuar në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.

Në sallën plenare, kur deputetë të PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u grumbulluan afër foltores, u panë edhe pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më herët paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t'i përjashtojë nga seanca.

“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca. Më herët, deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që seanca të ndërpritet menjëherë, duke argumentuar se “nuk ka kushte” që ajo të vazhdojë.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre. Opozita ka vendosur pranë foltores pano ku shkruan "Zdravo" ['Përshëndetje' në gjuhën serbe] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Sërish përleshje në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon foltoren! Deputetët e PDK-së u goditën me Kurtin dhe Bislimin! Prokuroria nis hetimet! Rama: E turpshme


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?