Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Zaloshnja: Opozita më tresh përballë një mazhorance në 69% të bashkive aktuale

14 Shtator 2022, 16:30| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 16:38

  • Share

Variante të ndryshme po qarkullojnë për rindarjen territoriale të bashkive, por Taulant Balla (kreu i Grupit Parlamentar të PS-së) i ka mëshuar fort mbajtjes së asaj aktuale (që është me 12 qarqe e 61 bashki). Dhe pa 77 votat e mazhorancës (PS+PSD) në Kuvend, nuk mund të bëhet dot rindarje territoriale…

Akuzat nga anë të ndryshme të opozitës janë se, në themel të këtij qendrimi intrasigjent të mazhorancës, ka llogari elektorale.

Po si ishte vjet situata elektorale në 61 bashkitë aktuale?

Në 69% të bashkive aktuale (plot 42 nga 61 gjithsej), partitë mazhoritare (PS+PSD) morën më shumë se gjysmën e votave në territorin e tyre (në zgjedhjet e 21 prillit të vjetshëm). Pavarësisht se zgjedhjet e vjetshme nuk ishin lokale, rezultatet e tyre janë indicie për bazamentin politik të partive në secilën bashki (shihni 3 tabelat shoqëruese).

Duke patur parasysh këto rezultate të vjetshme dhe duke patur përballë një opozitë të ndarë më tresh (e Berishës, e Metës, e Alibeajt), nuk është çudi pse mazhoranca nuk e do një rindarje të re territoriale – e ka pothuaj të sigurt fitoren në të paktën 2/3 e bashkive aktuale në zgjedhjet e pranverës…

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?