Komisioni i Ligjeve

Politikë
Top 24

Opozita mungon në Komisionin e Ligjeve, Manja nuk harron të urojë kolegun demokrat për ditëlindje

11 Shtator 2018, 11:53| Përditesimi: 11 Shtator 2018, 11:58

  • Share

Edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, opozita nuk ka zgjedhur të mos jetë e pranishme.

Por edhe pse jo aty, në fillim të mbledhjes, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nuk harroi të uronte kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj për festën e ditëlindjes.

Përpara se të nis mbledhjen me rendin e ditës, pavarësisht mungesës se kolegeve të opozitës dua t’i uroj kolegut Alibeaj 45-vjetorin e lindjes. Urimet më të mira.

Ulsi Manja, deputet i PS-së

Edhe pse duket sikur opozita ka “braktisur” punimet në komisionet parlamentare, ajo ka zhvilluar mbledhje paralele në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ditën e sotme grupi i PD dhe ai i LSI-së kanë nisur diskutimet për projektligjin e vettingut të politikës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?