Kronikë

Opozita ndryshon 'taktikë'! Nga bombat molotov, tek kthimi i fishekzjarrëve në 'armë' (VIDEO-FOTO)

2 Qershor 2019, 23:18| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 12:05

  • Share

Ndërsa në protestën e 11 majit përdorën bomba molotov duke e bërë protestën më të dhunshme të opozitës jokuvendore, prej muajit shkurt, këtë 2 qershor, militantët përdorën mjete të paligjshme piroteknike. Kapsollë, fishekzjarrë, sende të forta dhe mjete me shpërthime të fuqishme u përdorën në protestën e shtatë të opozitës përmes të cilave kërkon rrëzimin e qeverisë. Mënyra se si ato u përdorën ishte e qëllimtë kundër policisë.

Mjete të forta shpërthyese të cilat vihen në tokë në drejtim të qiellit për tu shpërthyer, u mbajtën në duart e militantëve dhe u vunë në drejtim të efektivëve që ruanin sigurinë tek kryeministria dhe tek parlamenti. Efektivët e policisë u vunë nën shënjestrën e simpatizantëve të opozitës, siç e dëshmojnë edhe këto pamje që Shqiptarja.com sjell, ku mjetet shpërthyese u përdorën nga mbështetësit e opozitës, si të kishin në duar, armë.

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një reagim pas protestës, evidentoi pikërisht këtë moment si të papranueshëm dhe të paligjshëm: Përdorimin e mjeteve piroteknike për të vënë në shënjestër policinë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?