Përfaqësuesit e opozitës shqiptare, të cilët dorëzuan mandatet parlamentare, në pranverën e vitit 2019, por që do të bëhen pjesë e Kuvendit të ri, që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, duhet të deklarojnë dhe justifikojnë nga fillimi të gjitha pasuritë e grumbulluara ndër vite, bashkë me familjarët e tyre. Detyrimi ligjor përfshin Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, të cilët do të kryesojnë listat e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, por në këtë listë bën pjesë edhe Sali Berisha, për të cilin Basha ka deklaruar se mund të kandidojë ku të dojë, për t’u bërë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Krahas, Berishës, për rrjedhojë, do të duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë nga fillimi edhe fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzen Berisha, të cilët kanë bërë milionat si sekserë.,
Do të duhet të deklarojnë që nga vitet ’90 pasuritë e tyre dhe të familjarëve, edhe deputetët e tjerë të opozitës, të cilët ‘dogjën’ mandatet parlamentare dhe që do të kenë një vend të sigurt të listat e ardhshme. Të gjithë deklaratat e tyre vjetore që nga viti 2003 deri në vitin 2019, janë tashmë të pavlefshme, për shkak të vendimit politik, për dorëzimin e mandateve, duke sjellë për rrjedhojë ndërprerjen e punës së tyre si ligjvënës.
Ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve, i ndryshuar mbi 10 herë deri në vitin 2018, parashikon detyrimin e funksionarit për deklarimin e pasurisë në tre forma; kur largohet nga funksioni, para se të fillojë punë dhe deklarimin vjetor, pra një herë në vit, gjatë ushtrimit të detyrës. Në deklaratën pas largimit nga funksioni, deklarohen vetëm një herë ndryshimet në pasuri që nga deklarata e fundit e pasurisë deri në momentin e largimit. Kështu ka ndodhur me të gjithë deputetët e PD-LSI që dorëzuan mandatet, të cilët kanë deklaruar pasurinë për 4-mujorin e parë të 2019.
Deklarimi periodik parashikon vetëm ndryshime në pasuri brenda një viti, nga 1 janari deri në 31 dhjetor. Këtë deklaratë zyrtarët e plotësojnë çdo vit, deri kur të largohen nga detyra. Ndërkaq, deklarimi para fillimit të detyrës, përfshin deklarimin e të gjitha pasurive të grumbulluara dhe burimin përkatës. Kur deputeti dorëzon mandatin në mes të legjislaturës dhe bëhet pjesë e Kuvendit të ardhëm, duhet të deklarojë pasurinë nga fillimi. Ky është edhe rasti i krerëve të opozitës.
Në rastin konkret, Basha, Kryemadhi, Berisha, Argita, Shkëlzeni, përfaqësuesit e tjerë të opozitës që do të bëhen pjesë e Kuvendit të ardhshëm, do të duhet të deklarojnë pasuritë e grumbulluara që në vitet ’90 dhe deri më sot, brenda dhe jashtë vendit. Deklarimi para fillimit të punës dorëzohet jo më vonë se 30 ditë nga data e fillimit të detyrës.
Çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të deklaruar, duhet të shoqërohet me dokumentacionin justifikues. Udhëzimi Nr. 4095 Prot, i vitit 2016, për mënyrën e deklarimit të pasurive, parashikon që “për çdo pasuri në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim etj, subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, duhet të deklarojë burimin, në momentin e krijimit për secilën prej tyre, duke bashkëlidhur dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit për secilën pasuri, në momentin e fitimit të tyre”.
Sa i takon rrethit të të afërmeve të zyrtarit që duhet të deklarojnë pasurinë, përfshihen
fëmijët madhorë, si dhe çdo person i përmendur në certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile gjatë tre muajve të fundit. Nga ana tjetër, deputetët aktualë në Kuvend, të cilët do të bëhen pjesë e Kuvendit të ardhshëm, do të duhet thjeshtë të plotësojnë deklaratën vjetore të pasurisë, pra ndryshimet brenda një vitit, ndërsa të tjerët, që nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, do t’u duhet të plotësojnë një deklaratë pas mbarimit të mandatit.
Baza ligjore për deklarimin nga e para të pasurisë
E kom thone me heret se Basha duke u orientuar nga keshillat e BE dhe SHBA me veprimin qe beri duke i larguar nga karrikja e kuvendit deputetet e PD do niste reformimin e PD e cila ishte kapur nga nje person i vetem dhe ja sot po shikojme fillimin e Vetingut ne PD ku frutet e ketij Vetingu do dalin mbas 25 Prillit, por shume me keq kete levizje te Bashes e hongri LSI-ja e cila do te zhduket njehere e pergjithmone nga se ekzistuari , sinjalet jan dhene se disa drejtues te larte te LSI po largohen nga kjo fole e qelbur me jashteqitjen e Jales.
PërgjigjuMe vetedeklarim nuk behet drejtesi me keta. Duhet SPAK-BKH qe te kerkoje llogari per cdo qytetar, duke nisur nga presidenti, deri te qytetari me i thjeshte se si i kane siguruar te mirat materiale dhe parate neper banka.
PërgjigjuNuk jane ne hall se jane shkerdhata.
PërgjigjuKujtuat se shpetuat pa u lagur e,,efhe brekey do ju marre spaku,,,urrejtja e popullit do bjere mbi ju..
Përgjigju