'Opozita në Kosovë të mos e lejë Kurtin violinë të parë', Minxhozi: Historia mes tij dhe Ramës nuk nis me zgjedhjet në veri

15 Qershor 2023, 22:50| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 23:19

  • Share

 

“Kurti si politikan është një njeri qe ka çmitizuar konceptin e luftës, ne mënyre krejtësisht negative”.

Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në “Real Story” në Report Tv, teksa shtoi se kryeministri i Kosovës ka ngritur një aparat propagandistik mbi fenomene negative dhe ka shpërfillur gjithë sa ka te bëjë me kontribute të gjeneratës së mëparshme.

Minxhozi shtoi se demarkacioni dhe taksa u menaxhuan në kanale politike, në mënyre diplomatike të pranueshme dhe pa këto shpërthimet që ka Kurti aktualisht ndaj SHBA e BE.

“Politika refraktare e Albin Kurtit, duke pretenduar te jete nacionaliste, po rezulton një politike e dëmshme sepse po krijon një situatën inkandeshente jo produktive, po e vendos Kosovën për balle Bliken, përballë amerikaneve. Kurti vijon një kurs të blerjes se kohës. Dialogun me Serbinë, qe e kishte ne vendin e gjashte i ka dale i parë” – tha Minxhozi.

Duke u ndalur tek tensionet në Veri, analisti tha se Kurti dhe Vuçiç po luajnë secili nga perspektiva e vet, në pikën e asociacionit.

“Kurti po hedh bomba tymuese, Vuçiç e di se pas asociacionit rruga për te është një malore e forte, nuk do këtë me ç’kushte t’i kërkojë Kosovës ne tryeze. Ne te dy anët e kufirit, kemi dy opozita shume te dobëta, dy pushtete qe janë te konsoliduar, por Kosova ka treguar se ka disa avantazhe, qe ne as i çojmë neper mend, duke nis nga zgjedhjet e përkohshme. Është momenti për te folur për linjën politike te Kurtit qe po prish Kosovën me te gjithë ata qe e kane krijuar dhe po e mbajnë si shtet” – deklaroi Minxhozi.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e Ramës me Kurtin si dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive. Për Skënder Minxhozin, Veriu dëmtoi një mbledhje që nuk lidhet drejtpërdrejtë me situatën.

“Historia mes Ramës e Kurtit, nuk nis me zgjedhjet ne veri, është një histori mospëlqimi e vjetër për fat te keq. Janë dy persona qe mes tyre kane konsumuar edhe një akt publik mospëlqimi përmes votës. Nuk eshte normale qe partitë ne Kosove te heshtin, dhe te lënë Kurtin si violine te pare. Mungesa e presionit qe ai ndjen është një gjë jo normale qe po ndodh. Nuk e shoh normale qe Rama te ulet me Vuçiç e krerët evropianë dhe te ndodhet ne te njëjtin kryeqytet, flet për një ngjarje qe i përket Kurtit dhe z.Kurti nuk e takon. Veriu dëmtoi edhe një mbledhje qe nuk lidhet drejtpërdrejtë me këtë situate. Ndaj është i rëndësishëm komunikimi mes liderëve. Sot me brengos se personi Rama nuk pëlqehet me personin Kurti, mendoj se është me shume personale mes te dyve. Janë te dy karaktere te forta, kane bindjet e veta te salduara ne vendet e veta” – tha Skënder Minxhozi në “Real Story”.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Tahiri nga AAK në ‘Real Story’: Kurti po bën qëndresë si adoleshent politik, po dëmton në themel ekzistencën e shtetit tonë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?