Opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore, SHBA: Mirëpresim vendimin e Bashës

25 Shtator 2019, 09:59| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 10:08

  • Share

Ambasada e SHBA-së ka reaguar ditën e sotme për vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të marrë pjesë në tryezën e OSBE-së për Reformën Zgjedhore.

Përmes një reagimi për mediat, ambasada e SHBA-së vlerëson vendimin e Bashës, duke theksuar se përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votës. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.”, -thuhet në reagimin e SHBA-së.

Të martën, opozita vendosi për të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, duke dërguar 3 ekspertë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?