Ana Brnabiç

'Opozita nuk ka për çfarë të ankohet', Brnabiç për zgjedhjet në Serbi: Vëzhguesit e huaj gënjejnë dhe po destabilizojnë vendin

22 Dhjetor 2023, 13:23| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 13:26

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022. Ajo u shpreh se për zgjedhjet e Beogradit ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK).

Ndërsa shtoi se opozita nuk ka asgjë për t’u ankuar dhe se ajo po ashtu ka kërkuar anulimin e të gjitha zgjedhjeve, shkruan N1. 

Sipas saj, opozita priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve, për të thënë më pas se nuk i njeh ato.

“Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimi”, tha Brnabiç.

Brnabiç tha gjithashtu se vëzhguesit nga Evropa, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, po gënjejnë dhe po destabilizojnë Serbinë me deklaratat e tyre për zgjedhjet, edhe pse nuk kanë komente në procesverbalet për vendvotimet.

“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”,  tha Brnabiç.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?