Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari

Opozita parlamentare letër kryeparlamentarit Ruçi, i kërkon zyrtarisht zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin

16 Qershor 2020, 18:58| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 19:04

  • Share

Opozita parlamentare i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit zëvendësimin e Rudina Hajdarit në komisionin  për reformën zgjedhore me Myslim Murrizin. Report Tv ka zbardhur letrën  dhe firmat ku kërkohet shkarkimi i saj pasi firmosi marrëveshjen për zgjedhoren, të cilën opozita parlamentare nuk është dakord dhe në vend të saj kërkojnë të vendosin Myslim Murrizin.

Kjo nisëm e grupit parlamentar demokrat është mbështetur edhe nga dy grupet e tjera të opozitës parlamentare që drejtohen nga Nimet Musai i grupit parlamentar 'i Pavarur' dhe Edmond Stojku i grupit 'Demokraci dhe Drejtësi' në parlament.

Letra i është dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi më 11 qershor 2020, ku tre grupet parlamentare opozitare i kanë propozuar Kuvendit që në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore  t’i përfaqësojë Myslim Murrizi.

Kjo është një tjetër 'goditje' që Rudina Hajdari merr nga grupi i saj parlament, ku pas shkarkimit si kryetare grupi, opozita parlamentare ka kërkuar që ajo të largohet edhe si bashkëkryetare e Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Kjo u konfirmua dhe nga vetë Myslim Murrizi para 4 ditësh pas takimit të komisionit për reformën zgjedhore, i cili tha se Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në kuvend.

Opozita parlamentare kërkon lista të hapura, ndryshim të sistemit zgjedhor dhe moslejimin e koalicioneve parazgjedhore ndërsa nuk pranon që ta votojë këtë reformë po nuk u pasqyruan edhe kërkesat e saj. Megjithatë brenda opozitës parlamentare nuk kanë munguar përçarjet, ku Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Kostaq Papa tërhoqën firmën e tyre, pasi nuk ishin dakord me pikën e moskrijimit të koalicioneve parazgjedhore, ndërsa 11 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare të dalin me 8 propozime të reja mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rudi: 17/06/2020 11:13

    Rudina Hajdari nuk ka moral te qendroje as deputete ne ate salle,ne te gjitha vjedhjet e te jemes ajo eshte prezente,nje e vajze e shkolluar din te beje mire hesapet sa te ardhura ka mamaja e sa pasuri ka vene,eshte bashkevjedhese ne te gjitha sa ka bere Fatmira Hajdari me e pakta te jape doreheqjen e te zhduket.

    Përgjigju
  • Mala: 17/06/2020 09:34

    Nje kenge popullore kendohet"Ken nja, u ben dy,Ken dy u ben tri!!".Vertet opozita normale e cila doli nga normaliteti, u zberthye ne dy opozita te opozites dhe tash nga dy u ben tri, Jo Murrizi,jo Kulumria,Vertet kush eshte opozite zyrtare e kush ka humbur edhe vendin e opozitarit!? Kjo eshte e vecanta e te vecantes ne praktiken demokratike shqiptare

    Përgjigju
  • Astiri: 16/06/2020 19:19

    Ah te qi........fsha te zonjen moj e bije by...rit dhe e bij e ku....ves kur do besh ti reforme zgjedhore,po mire keta legenat tane politikane e dime ne qe jane kucka po paskan qene mut muti dhe ata nderkombetaret qe gjoja po perpiqen per te instaluar shtetin ligjor,po te bira dhe bija ku....vash do bejne shtet ligjor keta!!!

    Përgjigju
    • bond: 17/06/2020 11:20

      Fix.....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?