Politikë

Opozita parlamentare s'merr pjesë, anulohet mbledhja/ Gjiknuri: S'ka ende asnjë propozim për ndryshimin e sistemit (VIDEO)

16 Dhjetor 2019, 17:27| Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 20:06

  • Share

TIRANË-  Ishte parashikuar që të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por për shkak të mungesës së kuorumit ajo është anuluar.

Në një deklaratë për mediat, bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damian Gjiknuri tha se shpreson që kjo gjë të mos çojë në bojkot, teksa shtoi se është në pritje të propozimeve për ndryshimin e sistemit nga ana e opozitës parlamentare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.

"Nuk u bë kuorumi i mbledhjes se disa prej anëtarëve nuk ishin, ndërkohë që bashkë kryetarja e Komisionit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo ishte e vetmja arsye. Mbledhja nuk u vazhdua sepse nuk kishte kuorum, por puna vijon. Shpresoj që të mos jetë ngërç ose bojkot. Mirëpresim partitë e opozitës parlamentare që të vijnë me një propozim për ndryshimin e sistemit, por që nuk ka ndodhur. Ne jemi të hapur për të vazhduar komunikimin", tha Gjiknuri.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?