Opozita sot në protestë, Salianji mesazh qytetarëve nga burgu: Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Menduan se do na frikësonin, por na forcuan

7 Tetor, 17:14| Përditesimi: 7 Tetor, 17:37

  • Share

'E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan'.

Kështu është shprehur ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili i ka dërguar një mesazh qytetarve nga burgu, ndërsa opozita në orën 18: 00 do të zhvillojë një protestë. 

Deklarata e plotë:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë! E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq, të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat! Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë. Populli shkund çdo tirani!

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 07/10/2024 17:32

    Cfare me shohin syte? Eshte ky shkrimi i nje deputeti? Ky duhet cuar ne klase te pare per drejtshkrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?