TIRANË- Zgjati vetëm 3 orë 'mosbindja civile' e PD-së. Një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestën e sotme (7 tetor 2024) ishte më pak se ishte paralajmëruar. Ndoshta ky ishte edhe shkaku që protesta filloi mbi 40 minuta me vonesë. E vërtetojnë dhe pamjet Ekskluzive me dron që solli Report Tv në momentin kulminant para Kryeministrisë, aty ku do të ishte pikënisja.
Edhe drejtuesit politikë, Flamur Noka e Gazment Bardhi dukeshin jo shumë entuziastë, pasi pjesëmarrja duket se nuk ka ishte ajo e pritura. E protestuesit sa vinin e pakësoheshin përgjatë itinerarit të lëvizjes që PD kishte planifikuar, por mbajtur sekret. Për të hedhur molotovë e flakadanë nga Kryemistria, tek selia e PS-së, ministria e Brendshme, ministria e Transportit dhe Parlamenti, e më pas tek selia e PD-së, aty ku përfunduan edhe më të paktë në numër.
Me Sali Berishën në arrest shtëpie, protesta u drejtua nga dyshja Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, të cilët marshimin e nisën nga Selia e PD-së të shoqëruar me drejtues të tjerë të partisë, që i drejtuan në këmbë. Gjatë gjithë kohës e komandonin aksionin dhe aktet përmes telefonave dhe sqarimit në vesh me njëri tjetrin. E rrugës ndaluan ecjen disa here.
Paralelisht, nga Selia e Partisë së Lirisë u nis Ilir Meta, i cili nuk u bashkua në asnjë moment nuk u bashkua me drejtuesit e PD, por as me bashkëshorten e tij tashmë në proces divorci, Kryemadhi, dhe ajo e pranishme në protestë. Kreu i PL u pa vetëm para Kryeministrisë, duke mos marrë asnjë rol protagoniste në aktet e dhunës që pasuan.
Vetëm 12 minuta zgjati qëndrimi para godinës së qeverisë, e cila u bë viktima e parë e sulmeve me molotovë, ndërsa tensionet nisën sërish nga Bardhi e Noka që fillimisht u shtynë me kordonin e policisë. Flakës nuk i shpëtuan as pemët në oborrin para Kryeministrisë.
Ecejaket pa orientim nisën në rrugët e kryeqytetit, ndërsa gjatë gjithë rrugëtimit iu vu flaka një pjesë të koshave të mbetjeve, një stacioni autobusi, ndërsa u shkatërrua thuajse çdo banderolë publicitare.
Stacioni i dytë i hedhjes së molotovë ishte godina e Partisë Socialiste, e pandodhur më parë kur një seli qendrore e një partie politike sulmohet në këtë mënyrë nga një parti tjerët kundërshtare. Policia u desh të përdorë gaz lotsjellës për t'i larguar.
Molotovëve dhe flakës nuk i shpëtoi as Ministria e Brendshme, ndërsa në një moment shpëtoi mrekullisht edhe një punonjës policie. I njëjti skenar dhe tek ministria e Infrastrukturës e tek Bashkia e Tiranës. Parlamenti, institucionin të cilin tashmë e kanë braktisur për të dalë në rrugë, ishte tentativa por këtu policia, e cila deri në këto momente vetëm kishte menaxhuar situatën, i ndali me gaz lotsjellës protestuesit, të cilët u shpërndanë me shpejtësi.
Persona me fytyrë të mbuluar a të veshur me të zeza, kryesisht të rinj, ishin protagonistët më të zellshëm të akteve të dhunës. Ndërsa tashmë ato protestues që ishin mbledhur që në fillim kishin firuar në pak siç shihen edhe nga pamjet me dron të Report tv, në një moment kur krerët e PD po vendosnin se çdo bënin për hapin e radhës.
Hedhja e molotovëve rrezikoi disa herë jetët e policëve.
"Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse. Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie" informoi sot policia.
Në fund ecejakja e fundit, ajo në drejtim të selisë së partisë, aty edhe ku nisi, ndërsa mbylljen e bëri numri 2 i Berishës, Flamur Noka. Në një prononcim për mediat tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile dhe se aksioni do të vijojë. Se cilët do të jenë skenarët në vijim, Noka nuk dha detaje po këmbënguli në kërkesën e PD për qeveri teknike.
Sot startuam nga parlamenti në rrugë. Do të vazhdojmë mosbindjen civile. Sot ata kanë frikë. Hapi i parë i mosbindjes civile”
Me një numër protestuesish jo saç kishin paralajmëruar, me organizim pa busull edhe ky akt disa orësh i radhës i 'mosbindjes civile' u mbyll, teksa për hapin i radhës të opozitës që kërkon të imponohet për qeveri teknike mbetet vetëm për t’u pritur.
Protestës iu bashkuan dhe Vangjel Dule e Nard Ndoka.
Protesta nisi në orën 18:30 dhe u mbyll në 21: 30 të mbrëmjes së sotme (7 tetor 2024), ndërsa policia njoftoi shoqërimin e tre protestuesve.
Ndiqni të gjitha lajmet në zhvillim të renditura sipas kohës së publikuar
Shenim: Gazetarët që ndjekin live protestën: Danjela Maloku, Sokol Dema, Esiona Konomi, Raziela Myslimaj, Keti Banushi
Gazetarët në redaksinë Shqiptarja.com: Suela Gera, Sibora Elezaj, Sidorela Braçja, Gersi Kokonozi, Xhoana Kushi, Artur Qoraj.
Pak minuta pas përfundimit të protestës së dhunshme mbrëmjen e sotme, ku u sulmuan me Molotov institucione dhe shkatërruan prona publike të qytetarëve, kanë nisur hetimet dhe njëkohësisht rikthimi i qetësisë dhe normalitetit.
Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha.
Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme, protestuesit lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund, ashtu edhe siç u transmetua me pamje televizive edhe nga Report TV.
Menjëherë pas largimit të protestuesve, të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.
Vetë institucioni njoftoi pak më parë aksionin në terren, duke e shoqëruar edhe me një video.
Në protestën e thirrur nga Sali Berisha nuk munguan as militantët e maskuar. Në këtë foto, shihet një prej tyre teksa në fytyrë mban një maskë dhe në dorë ka një bombë molotov të cilat i kanë hedhur në drejtim të Bashkisë së Tiranës.
Foton e militantit të maskuar e ka ndarë edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili shkruan “Atje është Hamas, në Tiranë është Hagas”.
Protestuesit gjatë protestës sulmuan disa institucione me molotovë, nga Kryeministria, te ministritë, Bashkia e Tiranës e deri tek selia e Partisë Socialiste.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka folur pas protestës së opozitës, ndërsa vizitoi në spitalin e Traumës 3 policë të cilët janë ende nën kujdesin e mjekëve. Ministria tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndërsa tha se asnjë protestues apo qytetar nuk ka mbetur i lënduar.
Sa i takon protestës, ministri Hoxha tha se ishte e dhunshme, ndërsa përgjigja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit. Edhe nëse do të ketë protesta të tjera në vijim, Hoxha tha se përgjigja e policisë do të jetë e rreptë dhe në proporcion me aktet e dhunës së protestuesve, të cilët sot nuk kursyen as molotovët në drejtim të efektivëve.
"Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. 3 janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin, i falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë është 10.
U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigja e policisë është konform ligjit.
Protesta e motivuar politikisht është një e drejtë për tubim, të drejtën për tubim policia e ka garantuar. Në vijim të protestës të radhës policia do jetë në krye të detyrës dhe lartësinë për të përballuar çdo protestë sa i përket dhunës që mund të shkaktohet. Protesta ishte e dhunshme dhe në raste kur punonjës policie përfshihen në flakë dhe protestuesit e dhunshëm hedhin molotovë drejt policëve përgjigja e policisë do jetë e rreptë në proporcion me sulmin. Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një police europiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme", tha Hoxha.
Protesta e dhunshme e opozitës la pas shkatërrime dhe të lënduar në më pak se 4 orë protest me lëndë djegëse deri në Molotov.
Por teksa ekspertët kanë nisur këqyrjen në vendngjarje dhe hetimet për të gjitha vatrat ku u sulmua, njoftohet edhe shoqërimi i 3 personave të parë të dyshuar si protestues, që janë identifikuar në sulmet e mësipërme te kryeministria, Bashkia, PS-ja, Ministria e Brendhsme dhe më tej. Mësohet se dy prej tyre janë izoluar te Komisariati nr. 1 dhe njëri te Komisariati nr. 3 në Tiranë.
Gjithashtu bëhet me dije se ministry i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici i ri Ilir Proda, kanë shkuar sot për tek Spitali i Traumës, për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës. Raportohet se 10 prej tyre morën dëmtime, teksa ka të shtruar 3 të Trauma, 2 te QSUT dhe 1 te Sanatoriumi, të gjithë pa rrezik jete.
Ministri Ervin Hoxha, sot te Spitali i Traumës
Policia e Tiranës dhe Prokuroria kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes dhe mbledhjen e provave të para.
Grupi i ekspertëve është vendosur fillimisht te Kryeministria, ku nisi edhe protesta. Teksa ata punonin, është njoftuar se Policia sekuestroi edhe rreth 15 shishe me Molotovë në afërsi të Bashkisë së Tiranës. Ishin të ndara në dy çanta.
Lëndët u gjetën të paplasura, pasi u lanë protestuesit në momentin që efektivët hodhën gaz lotsjellës. Do këqyren edhe pamjet filmike për t’i identifikuar më pas auorët e posedimit të tyre.
Pas përfundimit të protestës, ekspertët e kriminalistikës kanë shkuar në godinën e Kryeministrisë.
Ekspertët kanë mbërritur aty për të mbledhur provat pas shpërthimit të molotovëve nga protestuesit.
Banderola dhe një pjesë e jashtme e godinës dhe disa pemë u përfshinë nga flakët pas plasjes së molotovëve.
Protesta e PD nuk zgjati as 4 orës, ndërsa eksponentët politikë të saj dhe militantët u kthyen në selinë blu. Në përfundim të saj, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një prononcim për mediat tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile dhe se aksioni do të vijojë.
Se cilët do të jenë skenarët në vijim, Noka nuk dha detaje po këmbënguli në kërkesën e PD për qeveri teknike.
"Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbrit në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh, mesazhi ishte jepi zgjidhje e kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan që beteja me qytetarët nuk fitohet as me gaz e as me dhunë. Qytetarët i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile. Narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugë qeverise teknike.
Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do jemi në kontakt. Ne do jemi në mosbindje civile. Sot ata janë duke u dridhur, janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit se Sullatani atje dridhet dhe nuk fle i qetë. Revolta do vijë duke zier.
Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Ne do të jemi në aksion. Do t’iu njoftojmë për çdo gjë", tha Flamur Noka.
Një tjetër detaj që ra në sy nga protesta e opozitës sot në mbrëmje (7 Tetor), ishte prania e shumë adoleshentëve, shumica e të cilëve ishin të mitur, dukshëm nën 18 vje135 apo nxënës shkollash.
Duket se drejtuesit e protestës kishin përdorur edhe “skuadër fëmijësh” si guerrilsa për të shkatërruar dhe djegur çdo gjë anash rrugës, banderola, stacione autobusi, reclama të xhamta, kosha mbeturinash dhe më shumë.
Një pre këtyre momenteve është ky që shihni në video dhe pamje, teksa një grup të rinjsh shkatërrojnë një prej reklamave anas rrugës me shkelma dhe sende të forta. Në kokë mbajnë kapuçë sportivë, por janë të idenfifikueshëm sit ë moshës së mitur.
Protesta e Partisë Demokratike u zhvillua me tensione, ndërsa militantët hodhën motolotovë të shumtë drejt disa institucioneve.
Policia në disa raste ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Në këtë foto, dallohet edhe Flamur Noka me farsoletë duke fshirë lotët nga gazi lotsjellës.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së opozitës në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se beteja e mosbindjes civile do të vazhdojë, ndërsa krahas saj ka ndarë pamje nga shpërthimet me molotov në institucionet shtetërore.
“Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon!”, ka shkruar Berisha.
Disa të rinj të maskuar vijuan me thyerjen e xhamave, teksa protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka po zhvendosen tek zona e pazarit të ri.
Fillimisht tentuan tu afrohen Kuvendit, por tymi i gazit lotsjellës i largoi prej andej.
Një grup protestuesish kanë ndaluar një ambulancë tek 'Ruga e Barrikadave'.
Me flakadanë në duar, protestuesit i kanë dalë përpara ambulancës duke e penguar që të lëviz nga aty.
Forcat e policisë kanë hedhur në drejtim të protestuesve gazlotsjellës. Protetsuesit iu afruan Kuvendit, ndërsa policia i shpërndau me gazlotsjellës.
Një protestues është përfshirë nga flakët, gjatë hedhjes së molotovëve në Bashkinë e Tiranës.
Protestuesit hodhën disa molotovë rresht ndërsa po sulmonin Bashkinë, por një prej tyre rrezikoi edhe vetë militantin. Ai tashmë ndodhet tek QSUT, ku mori edhe shërbimin mjekësor në repartin e djegie plastikës.
Për rastin, ka reaguar edhe kreu i grupit të PD, i cili akuzon edhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha se tentoi të fshehë plagosjen e protestuesit duke thënë se nuk ka asnjë të lënduar nga radhët e tyre.
"Ky është momenti ku Policia shtyn molotovët drejt qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. Ushtari i Ergys Agasit në krye të ministrisë së Brendshme, mashtroi ku fshehu plagosjen e protestuesit! Kriminel", shkruan Bardhi.
Foto: Qytetari përfshihet nga flakët, 7 tetor 2024
Dy efektivë policie kanë përfunduar në spital, pasi morën lëndime gjatë protestës.
Sipas informacioneve të Report Tv, deri më tani 2 efektivë janë në QSUT, një është në Senatorium dhe një tjetër tek Trauma, pasi janë lënduar nga hedhja e molotovëve.
Teksa po ecnin në zonën tek piazza pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.
Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë.
Nuk dihet pika e radhës e ndalës së protestuesve, por mendohet se do të shkojnë tek parlamenti, atje ku janë disa protestues tashmë.
Protestuesit shembin gardhin metalik te Bashkia
Teksa shkonin drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar, por edhe duke e sulmuar me sende të forta dhe lëndë djegëse, atë dhe institucionet e tjera afër, si Ministria e Infrastrukturës dhe e Brendshmja, protestuesit “gjetën kohën” të merreshin edhe me gardhin metalik rrethues të Bashkisë.
Të grupuar rreth gardhit betono-metalik, ata u përpoqën ta shkulnin dhe rrëzonin, duke harxhuar fuqitë për shkatërrim.
Dhe pasi ia arritën qëllimit, vijuan rrugën më tej për “misionin” e radhës.
Foto: Punonjës policie në protestën e PD, 7 tetor 2024
10 efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas shpërthimeve me molotov gjatë protestës së PD. Policia e Shtetit i bën thirrje protestuesve që të ndalin sulmet.
Po ashtu Policia thote se ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.
Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov. Teksa mbërritën në godinën e Ministrisë së Brendshme, militantët e PD hodhën molotovë drejt policëve, ndërsa njërit prej tyre i shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë.
Në këtë video që sjell Report Tv, dallohet momenti kur për shkak të shpërthimit marrin flakë edhe rrobat e policit. Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e Ministrisë.
Ndërkohë, 10 policë mbetën të lënduar pas shpërthimeve me molotov gjatë protestës së PD. Policia e Shtetit i bëri thirrje protestuesve që të ndalin sulmet. Po ashtu Policia thotë se ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
"Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.
Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.
Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore", njoftoi policia.
Protestuesit janë zhvendosur tek Bashkia e Tiranës. Ata kanë hedhur molotovë drejt bashkisë së Tiranës, ndërsa Noka me deputetët e PD udhëhoqën përplasjen me policët.
Protestuesit bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve
Nuk kanë munguar incidentet gjatë protestës, ku përveç lëndëve djegëse që kanë përdorur mbështetësit e opozitës, e kanë pësuar edhe qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.
Një grup protestuesish bllokuan edhe rrugën afër qendrës së kryeqytetit, duke mos lejuar autobusët urbanë dhe mjetet që të qarkullonin sipas itinerarit të përcaktuar nga Policia,
Ata bllokuan rrugën në aksin pranë Ministrisë së Brendshme, ku është paralizuar qarkullimi i makinave, duke penguar kalimin edhe të një urbani.
Protestuesit janë konfliktuar edhe me shoferët e makinave, pasi nuk i lejonin ata të kalonin. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, po rata janë rikthyer më pas në këtë zonë rret orës 19:30, duke hdhur lëndë djegëse ndaj ministrisë.
Foto: Zjarr para ministrisë së Brendshme
Flakët e molotovëve kanë përfshirë edhe pjesën përpara ministrisë së Brendshme.
Protestuesit janë zhvendosur atje të udhëhequr nga kupola e PD-së.
Molotovët e hedhur nga militantë të maskuar rrezikojnë edhe jetën e efektivëve të policisë teksa hidhen dhjetëra prej tyre.
Në protestën e Partisë Demokratike është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha.
Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë truprojash.
Edhe pse nuk është ndonjë personalitet publik apo shtetëror, në protestat e fundit ai shfaqet me dhjetëra truproja me vete.
Me sa duket, ngaqë e di çfarë ka bërë, ka frikë dhe ka filluar të ruhet.
Militantët e Berishës kanë hedhur molotovë në drejtim të selisë së PS. Nga flakët është djegur edhe banderola në hyrje të selisë, me foton e kryesocialistit Edi Rama.
Protesta e opozitës megjithëse me një pjesëmarrje më të ulët sesa pritej shënoi përplasje të dhunshme. Skenari i Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës për atë që e quajtën 'fillim i mosbindjes civile' pa ndalim ishte dhuna, zjarri e shpërthimet.
Pasi u hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit" protestuesit u zhvendosën te selia e Partisë Socialiste.
Edhe këtu nisi e njëjta situatë duke hedhur molotov në drejtim të godinës së Partisë Socialiste.
Protestuesit hodhën dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve, tha gazetari i Report Tv Sokol Dema që ndoqi nga afër protestën.
Molotovët dogjën dhe banderolat e PS-së dhe banderolën e madhe ku është dhe fotografia e kryeministrit Edi Rama.
Në një moment policia përdori gaz lotsjellës për ti larguar. Më pas protestuesit që udhëhiqeshin nga Bardhi dhe Noka u larguan për tu zhvendosur në drejtim të ministrisë së Brendshme, ku dhe aty hodhën bomba molotovë dhe rrezikuan jetën e policëve.
Disa prej protestuesve kishin maska, për të mos u identifikuar.
Edhe Report Tv solli pamje me dron nga protesta para PS-së, ku pjesëmarrja duket e vogël, por e dhunshme.
Protestuesit janë vendosur tashmë tek Bashkia e Tiranës, ndërsa vijon hedhja e molotovëve.
Ata kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë, po ashtu molotov është hedhur edhe në mes efektivëve të policisë.
Një pjesë e protestuesve janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës. 'Rugët' mes tyre janë ndarë, një pjesë tjetër e protestueses u udhëhoqën nga Noka dhe Bardhi dhe u ndalën në selinë e PS.
Gazment Bardhi duke folur në telefon gjatë protestës
Në një moment të protestës, teksa drejtuesit e saj dhe mbështetësit largoheshin nga bulevardi para Kryeministrisë, për rrugën drejt Tajvanit dhe më tej, u pa se dy krerët e PD aktuale, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jepnin instruksione telefonike në të njëjtën kohë.
Komunikimi ishte me bisedë telefonike, por edhe me komunikim, rrjetet sociale apo mesazhe. Ka dyshime se ata orientonin grupin agresiv të protestës, për të sulmuar dhe shkaktuar kaos e trazira, pasi pak çaste më pas u pa edhe stacioni i autobusit urban në flakë, teksa u godit me Molotov dhe lëndë të tjera djegëse.
Kjo skenë dhune pasoi ato para Kryeministrisë, ku u hodhën Molotov, flakadanë dhe u dogjën pemët e shkaktuan dëme materiale.
Noka dhe Bardhi duke komunikuar në telefon gjatë protestës
Protestuesit e opozitës u larguan nga kryeministria të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Teksa po kalonin nga Tajvani disa protestues i vunë flakën një kazani plehrash për të treguar mosbindjen civile.
Ende nuk dihet për ku është destinacioni tjetër pas Kryeministrisë.
Foto: Monika Kryemadhi në protestë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Kryemadhi është fotografuar mes protestuesve, por kësaj radhe nuk ka qenë krah Ilir Metës.
Me këtë të fundit janë në proces divorci, ndërsa Meta gjatë një prononcimi për mediat në protestë iu shmang një përgjigje lidhur me Kryemadhin.
Foto: Protestuesit i vendosin flakën stacionit të autobusit
Protestuesit pas kryeministrisë po zhvendosen tek Drejtoria e policisë pranë Myslym Shyrit.
Rrugës për atje, disa protestues i kanë vënë flakën një stacioni i autobusit.
Nga pamjet duket fasada e stacionit në flakët e zjarrit.
Sapo nisi protesta militantët u përleshën me policinë tek Kryeministria nën drejtimin e Nokës dhe Bardhit teksa hodhën lëndë piroteknike molotovë.
Forcat e Policisë para godinës së Bashkisë janë shtuar.
Ndërkohë, protestuesit janë vetëm duke kaluar para bashkisë, por aty ende nuk janë mbledhur protestues.
Protestuesit e opozitës kanë hedhur molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë. Në një moment një molotov ka rënë drejt kordonit policor duke u rrezikuar jetën 2 policëve.
Fatmirësisht dy policët arritën ta presin me skafandër dhe ta largojnë nga trupi. Me të rënë në tokë molotovi shpërtheu.
Menjëherë ndërhyri forcat e policisë duke shuar flakët me fikëse zjarri.
Protesta nisi me përplasje e cila u udhëhoq nga deputetë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Fillimisht u dogj një pemë në anën e majtë të kryeministrisë.
Militantët dhe drejtuesit e PD-së u zhvendosën dhe dogjën një pemë tjetër me molotov tek ana e djathtë e kryeministrisë.
Foto: Protestuesit largohen nga Kryeministria
Protestuesit janë duke u larguar nga godina e Kryeministrisë dhe po lëvizin në drejtim të sheshit Skënderbej.
Protestuesit u mblodhën fillimisht para godinës së Kryeministrisë, aty ku pati edhe hedhje molotovësh.
Sapo ka nisur protesta përpara kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov drejt godinës.
Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë.
Tensionet mes militantëve të Pd-së dhe policisë janë në rritje.
Sapo eksponentët politikë të PD mbërritën në terren, protestuesit nisën përplasjet me kordonin e policisë para Kryeministrisë. Deputetët e PD ishin në ballë të përplasjes me policinë te Kryeministria.
Po ashtu, ata hodhën edhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë.
Ata kanë shpërfillur edhe thirrjet e policisë që u kërkoi të ndalojnë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së PD. Meta doli nga selia e PL, i shoqëruar nga Tedi Blushi, ndërsa dha edhe një prononcim të shkurtër për mediat.
Meta u tregua i rezervuar për skenarët e protestës, ndërsa tha se dënimi i Salianjit është politik. I pyetur nëse i mungon Monika Kryemadhi në këtë aksion, Meta preferoi ta shmang këtë përgjigje duke thënë se Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve.
Përmbysja e regjimit të narko shtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, aq më tepër aktit të fundit banditesk të dënimit polik të Ervin Salianjit, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lodhjet në nivelet më të lara të narko qeverisë.
Në Kosovë u rritën pensionet 20%, gati 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Rama ka ardhur në qeveri, mesatarja e çmimeve në Shqipëri në raport me BE ishin 50% tani janë 90%. PL e ka bërë të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, me politika konkrete për mbështetjen e familjeve të reja, mbështetjen e nënave s ai takon politikave të lindshmërisë dhe lehtësive në këto raste dhe përfundon me Shqipërinë fuqi eksportuese. Jemi vendi me nivelin më të dobët të konkurreshmërisë, produktivitetit në rajon. Maqedonia që s’ka as dalje eksporton 57% sot.
Ne do të qëndrojmë deri në përmbysjen e narko-regjimitm, narko-drejtësisë, narko-ekonomisë, në mënyrë që vendi t’i kthehet prodhimit, të mbështeten fermerët shqiptarë, fabrikat që prodhojnë në Shqipëri.
Dënimi politik i Salianjit është tregues i tmerrit që ka kjo qeveri nga aferat, nga denoncimet kurajoze të deputetëve opozitarë apo edhe gazetarë. Kjo është një qeveri policeske, regjim policesk që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Shqiptarët s’kanë ndërmend të intimidohen.
Këtu është djeg kushtetuta, kemi parë edhe diplomatë që kanë dalë të përkrahin betimet tek lana, kemi parë çudira të jashtëzakonshme, kemi parë një zyrtar të lartë të FBI, McGonigal që ka përfunduar pas hekurave. E tregon se si ky regjim korrupton ndërkombëtarët, kur blihet një drejtor i FBI, këto tjerat janë më të lehta.
A ju mungon Kryemadhi, apo do e gjejmë në shesh?
Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve. Qeveria teknike duhej të ishte bërë me kohë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur nga selia blu në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.
Përpos tyre, në seli janë mbledhur edhe militantë, si edhe eksponentë të tjerë politik të Partisë Demokratike, si Gjekmarkaj, Paloka e të tjerë, të cilët po shkojnë në Kryeministri.
Noka e Bardhi preferuan të mos kenë një prononcim për mediat. Në mungesë të kryetarit Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani, militantët po udhëhiqen nga Noka e Bardhi.
Foto: Një oficer police duke vëzhguar me dylbi nga tarraca e kryeministrisë
Disa policë janë stacionuar në tarracën e kryeministrisë. Efektivët kanë kamera me të cilët filmojnë të gjithë zhvillimin e protestës.
Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu. Pritet që bashkë me deputetët e PD, militantët të nisen drejt kryeministrisë për protestën.
Efektiv të sigurisë dhe rendit, si edhe forcat Shqiponja kanë rrethuar godinën e Bashkisë së Tiranës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, nëse protestuesit do të mblidhen para Bashkisë së Tiranës.
Tashmë protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë, e më pas mund të të zhvendosen edhe në zona të tjera në kryeqytet.
Policia ka stacionuar pranë kryeministrisë dhe një numër mbi 10 fikësesh zjarri. Në protestat e opozitës protestuesit zakonisht kanë hedhur tymuese drejt derës së kryeministrisë dhe policia ka ndërhyrë me fikëse.
Po kështu dy autobotë janë stacionuar para kryeministrisë. Forcat e policisë janë të pajisur dhe me gaz lotsjellës.
Foto: Protestuesit para Kryeministrisë
Opozita po zhvillon sot një protesë, e cila do të nis përpara Kryeministrisë, ndërsa tashmë janë mbledhur protestuesit e parë.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit kanë filluar që të mblidhen para Kryeministrisë, ndërsa dyert kryesore të Kryeministrisë janë veshur me veshje metalike.
Teksa pritet të nis protesta e PD dhe opozitës, përpara kryeministrisë është rreshtuar kordoni i parë policor.
PD ka marrë leje për protestën e sotme për orën nga 18:00 deri në 22:00. Ende nuk dihet agjenda e protestës dhe itinerari, përveç grumbullimit përpara kryeministrisë.
Forca të shumta të policisë dhe gardës ndodhen në institucionet kryesore në kryeqytet.
PD dhe lideri i saj Berisha kanë bërë thirrje për betejë vendimtare për qeveri teknike me mosbindje civile.
Burimet për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije edhe praninë e antiterrorit për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.
Vangjel Dule i partisë PBDNJ dhe Nard Ndoka i Partisë Demokristiane i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia demokratike.
Dule e Ndoka shihen ndërsa futen në selinë e PD para se të nisen drejt kryeministrisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur edhe brenda godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të marrë për mbarëvajtjen e sigurisë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike.
Kryeministria është blinduar për të shmangur çdo incident që mund të krijohet nga protestuesit, ndërkohë që zona është e rrethuar me kamera me rezolucion të lartë.
Autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë.
Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur protestuesit e parë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Të rinj nga universiteti po protestojnë me një pankartë në të cilën shkruhet ‘Pakti për vdekjen e Universitetit’.
“Në marshim jemi për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Qëllimi jonë është pakti për vdekjen e universitetit. Universiteti dhe të rinjtë janë harruar dhe lënë në harresë, nuk janë prioritet i qeverisë. Sot që ishte fillimi i universitet kemi disa degë që janë në rrezik për t’u mbyllur, kjo tregon që arsimi është në krizë. Do fillojmë me protesta, i bëjmë thirrje qeverisë të bashkëbisedojë me ne”, tha një prej studenteve.
Foto: Pankarta e protestuesve: Lironi deputetin Salianji
Protesta e opozitës është parashikuar të nisë në orën 18:00. Ndërkohë në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur të mblidhen protestuesit e parë.
Në një pankartë është shkruar 'Lironi deputetin Salianji'.
Në selinë e PD-së ndodhen dhe Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj e Albana Vokshi.
Prapa kryesisë së Kuvendit u pozicionuan forcat Shqiponja. Ndërkohë forcat e FNSH-së prapa godinës së kryeministrisë bëhen gati.
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga PD ditën e sotme. Përveç kryeministrisë, është blinduar edhe Kuvendi.
Të dyja anët e Kryesisë së Kuvendit janë rrethuar nga forca policie dhe Shqiponjat.
Po ashtu edhe Garda ka marrë masa për të shmangur çdo incident.
Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme. Në një njoftim për mediat, PL njofton se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.
"Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t'iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë", njofton Partia e Lirisë.
Ambasada amerikane përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare këshillon personelin e ambasadës të shmangin vendet ku do të mbahet protesta si dhe të monitorojnë mediat lokale.
“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Kryeministrisë në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Avokati i Popullit thotë se do të ketë grupe monitorimi në terren për të ndjekur nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta. Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.
Avokati i Popullit I bën thirrje institucioneve të respektojnë të drejtën e protestës ndërsa apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore
Deklarata per shtyp
"Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet sot nga opozita në Tiranë.
Në këtë kuadër, do të qëndrojnë në terren pesë grupe monitorimi, të cilat do të ndjekin nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta.
Një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.
Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.
Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht.
Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë. E drejta për protestë duhet të bashkëjetojë me detyrimin për të respektuar rendin dhe sigurinë publike. Monitorimi i Avokatit të Popullit do të jetë i pandërprerë deri në përfundimin e plotë të protestës"
Në orën 18:00 pritet të nisë protesta e opozitës. Thirrjes së Partisë Demokratike i është bashkuar dhe Partia e Lirisë. Ndërkohë në selinë e PD-së po bëhen përgatitjet e fundit. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbledhur drejtuesit e selisë blu. Gazment Bardhi, Oerd bylykbashi, Paloka, Gjekmarkaj e Albana Vokshi janë në seli për përgatitjet e fundit te protestes.
Sot PD dhe opozita do të mbajnë protestë në bulevardin përpara kryeministrisë duke filluar nga ora 18:00.
Garda e Republikës ndërkohë do të vendosë staf sigurie brenda ambjenteve prej orës 16:00 si në Kryesi ashtu edhe tek Parlamenti, salla plenare për gjithçka që të mundshme.
Ndihmë i është kërkuar edhe policisë dhe zjarrfikësit për të pasur mjete ndihmëse në ambientet e brendshme të godinave.
Përveç perimetrit të jashtëm të cilin e garanton policia.
Në godinën e kryeministrisë janë marrë masa për protesten e sotme. Dyert kryesore janë me veshje metalike.
Nuk dihet itinerari i protestës së opoziztës por dihet se do të nisë në orën 18:00 para kryeministrisë.
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin.
Policia ka marrë masat për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës që pritet të nisë në orën 18:00. Drejtori i policisë së Shtetit ka porositur policët të bëjnë kujdes dhe të ruajnë qetësinë. Si dhe të identifikohen dhe izolohen personat me precedentë. Këto janë masat që merren në cdo protestë të organizuar.
Përmes një mesazhi të djeshëm policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Ndërsa apeloi pjesëmarrësit të distancohen nga aktet e dhunës.
Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve' thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë.
Ndërkohë pak ditë më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Sokol Bizhga thirri drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve për të koordinuar masat lidhur me protestën e sotme
Protesta e së hënës, e cila paralelisht po shoqërohet edhe me aksion në parlament të deputetëve opozitarë vjen pas arrestimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Në dy aksione deputetët e PD-së dogjën karriget në oborrin e parlamentit më 30 shtator, ndërsa të enjten e 3 tetorit bllokuan deputetët socialistë në seancën plenare ndërsa dogjën në oborr 4 manekinë.
selia e PS duhet te digjet.... plotesisht heres tjeter.....
PërgjigjuMe vjen vertete keq per demokratet e ndershem .
PërgjigjuVETEM KETA DEPUTETET E PD,,ME ILIR METEN,,DHE MONIKA KRYEMADHIN NUK DUHET TE PRITESTOJNE,,SEPSE KETA JANE SHKAKU QE POPULLI ESHTE NE RRUGE,,PA PUNE,,PA RROGA,,PA PENSIONE,,,PA SIGURI,,REND,,,SEPSE JANE KETA QE KANE VJEDHUR SHTETIN BASHKE ME RAMEN E KOMPANI......
Përgjigjutamam si thote yzeiri,,,rri e rri trazo hirin...
PërgjigjuPo me ambulancen c'paten talebanet?!
PërgjigjuFatura e dëmeve të shkaktuara nga protestuesit,ti faturohet organizatorëve të protestës.
PërgjigjuProteste ? Nje tufe alabakesh qe silleshin ne Tirane si pordha neper breke . Keto sikur i paguan Edi Rama per te nxire opoziten dhe tu thote nderkombtareve ja keto jane ato qe ju do bashkepunoni ne te ardhmen . Per te ardhur turp sa injorant dhe shpirtzij mendojne se do te terheqin faktorin nderkombtar ta deturojne qe ti perfill kryetarin apo hoxh efenine mortja qe su han po pse re injorant nga xhepat e rames do dalin leket e demeve qe beni . Pafshi endrra me karrige ministrash naten
PërgjigjuUjku mjegull do. Keta vetem naten dalin ne proteste. Vetem révolte civile nuk pame sot o Flamur I Berishes. Nje teater I vertete me realisator S.B. qe kenaqej me flakadanet ndaj institucioneve dhe policise...
PërgjigjuShteti i dorezuar perballe fashizmit. Deshperuese!
PërgjigjuBravo familja Berisha!! 32 vjet e dogje dhe e poqe këtë vend!!
PërgjigjuAty vdekshit, u vraçit me njëri tjetrin ishallah! Veç kriminela jeni dhe jo demokratë
PërgjigjuHahahha mosbindja ketyre te mbaruarve. Fajin e ka edi rama qe sju kap prej leckash me ultimatum tju coj ti bashkoneni salianjit. Ju nuk meritoni as arrest shtepije te vendi direkte. Si nuk u emancipuat njeher te beheni njerez prej verteti. Partija dhime pd...
Plani eshte i qarte, venia flake e kryeministrise,venja flake e spak, venia flake e parlamentit...djegja e ketyre 3 institucjoneve eshte primordiale per pd-ne
PërgjigjuNe gadishmeri duhet te jet jo vetem policia dhe garda por edhe ushtria per mos bllokimin e rrugeve.Nuk mundet nje kriminel si Berisha te marri peng nje popull te tere me 100 plera
PërgjigjuEdhe NATO duhet te jete gati! Opozita eshte gati per te sulmuar popullin tone pro American!
Partia Demokratike sot shpallet Parti Terroriste nga US State Department.
PërgjigjuMosbindja te filloje nga vete Berisha. Le te thyej arrestin shtepiak te dale ne proteste. Kalamajte e tij mos te paraqiten ne SPAK si legena dhe te mos binden. Mosbindje civile per parate e Berishes. Legena. Skane lene gje pa vjedhur dhe duan te cojne te tjere budallenj ne burg per parate e tyre. Ashtu sic kane vrare e prere kur kane pasur pushtet. Jo ore jo nuk ka me trazira nga agjentet Serb dhe Grek ndoshta dhe nga USA ne Shqiperi. Shqiperia eshte nje dhe kryesorja eshte ajo dhe stabiliteti i saj.
Përgjigju