Nga ora 22:00 fillon karantina në vendin tonë, rregull ky i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me COVID në vendin tonë dhe numrit të vdekjeve.
Në këtë orë siç shihet nga fotot, rrugët e Tiranës janë bosh. Asnjë qytetar dhe makinë nuk është në lëvizje, çka tregon se respektohen rregullat kundër përhapjes së pandemisë.
Karriget e lokaleve janë të kthyera përmbys, duke na sjellë një panoramë që nuk jemi mësuar ta shohim në vendin tonë, pasi lokalet zakonisht janë të mbushura plot.